Showbiz
Romeo ka bërë ‘çmendurinë’ e radhës për Donaldin – një ditë para finales së BBV
Published
5 years agoon
By
admin
Një ditë para finales së madhe të Big Brother VIP, Romeo Veshaj ka vazhduar me mbështetjen e madhe për vëllanë e tij binjak, Donaldin.
Aktori ka mbledhur dhjetëra motoristë me bluza me mbishkrimin “Unë jam Donaldi”, me të cilët është nisur drejt qytetit të Vlorës për të pritur shpalljen e fituesit.
Romeo, i cili p i bën promocionin më të mirë binjakut të tij, ka shpërndarë disa video në rrjetet sociale nga kjo ngjarje.
Nuk mungon edhe mbështetja nga qyteti i Vlorës, ku këto ditë është vënë një pankartë me mbishkrimin: “Donald, Vlora është me ty”.
(Foto: Instagram/romeoveshaj)
Kjo është vetëm një nga ‘çmenduritë’ e shumta që ka bërë Romeo për Donaldin gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother, duke i përfshirë parashutat, karafilat, pankartat dhe helikopterin.

(Foto: Instagram/romeoveshaj)
Finalja e Big Brother VIP mbahet të premten mbrëma, ndërsa krahas Donaldit për çmimin e madh konkurrojnë edhe Ilir Shaqiri, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira. /Telegrafi/
You may like

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit










