Connect with us

Sport

Rikthimi te Barcelona? Guardiola shuan thashethemet

Published

on

Shumë u përfol për një rikthim te Barcelona, por nuk ndodhi. Pikërisht për këtë temë ka folur trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola. Spanjolli, pas fitores minimale ndaj Sheffield tha se në Camp Nou do rikthehet vetëm si spektator. Në një farë mënyrë, ”timonieri” i njohur shuan të gjitha thashethemet që e lidhin me klubin katalanas për të ardhmen.

”Unë kam thënë disa herë se puna ime atje ka mbaruar. Në jetë ka një kohë për të bërë gjëra, dhe ajo shfaqet vetëm një herë. Koeman është një trajner i shkëlqyeshëm, ndaj unë do të kthehem në Camp Nou vetëm si spektator ” – tha Guardiola.

Alsat