Showbiz
Reperi i grupit ‘Whodini’, Ecstacy vdes në moshën 56 vjeçare
Published
6 years agoon
By
admin
John ‘Ecstacy’ Fletcher nga grupi ‘Whodini’ ka vdekur në moshën 56 vjeçare.
Njëri nga anëtarët e grupit të njohur të hip-hop-it, Grand Master Dee, ka konfirmuar lajmin për Variety.
Shkaku i vdekjes deri më tani është i paqartë.
Foto: Instagram
Të njëjtit kanë realizuar hite të shumta brenda vitesh në mesin e tyre edhe, “Freaks Come Out At Night” dhe “Five Minutes of Funk”.
Muzika e tyre ishte e popullarizuar në fillim të viteve 1980, gjersa fituan edhe një sërë çmimesh.
‘Whodini’ është zhvilluar në Brooklyn, New York, ndërsa më 1982 publikuan këngën e parë “Magic’s Wand”.

Foto: Getty Images
Albumi i tyre “Escape” u lansua në 1984 dhe përmbante projektin “Friends”, e cila ka qenë një shtyllë kryesore në hip hop ku ka inspiruar edhe yje të tjerë si, Kanye West, Tupac dhe Dr.Dre.
Albumi i fundit i ‘Whodini’, “Six” u lansua në 1996. /Telegrafi/
You may like

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit










