Connect with us

Entertainment

Realizohet kolonia XV e artit në Gostivar – ALSAT-M

Published

on


Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, edhe sivjet në Gostivar, mbahet kolonia e arteve, nën masa të veçanta kujdesi për shkak të pandemisë. Artistët e vendit me moshë më të re, qëndrojnë në hotel, ndërsa më të moshuarit, i janë bashkuar kolonisë duke punuar nga shtëpitë e tyre. Marrin pjesë artistë nga më se 30 shtete të botës, por secili punon në shtetin e tij. Ekspozita do të jetë “online”.

Me mbarimin e kolonisë, do bëhet ekspozitë “online”, do prezantohet edhe në Youtube. Shpresojmë vitin tjetër mos kemi krizë me virusin dhe gjitha këto vepra t’i ekspozojmë në ekspozitë”-theksoi Reshat Ameti, drejtues i kolonisë së arteve.

Ndikimi i pandemisë në jetën e përditshme, është pikërisht tema që ka zgjedhur të pikturojë, artistja kërçovare, Shqipe Memeti.

Këtu jam duke punuar dy piktura, që kanë të bëjnë me gjendjen aktuale të kovidit, pra inspirimin e nxjerr nga kjo. Një kohë ishim të izoluar dhe tash nuk mund t`i zhvillojmë aktivitetet tona siç jemi mësuar”-pohoi Shqipe Memeti, piktore.

Kam zgjedhur të pikturoj një valle me motive Dibrane, është vallja dyshe e burrave, sepse vij nga Dibra dhe desha ta prezantoj kulturën dibrane në Maqedoni”-tha Dritan Bocku, piktor nga Dibra.

Kolonia e sivjetme, do zgjas deri më 14 gusht pas çka do fillojë edhe përgatitja e pikturave për ekspozitën “online”.

Bashkim Sulejmani

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Humbi gruan nga COVID-19, kolegët gjermanë ndihmojnë shqiptarin dhe foshnjën e porsalindur

Published

on

Një shqiptar i Kosovës i cili jeton në Gjermani humbi gruan e infektuar me Covid vetëm pak pas lindjes.

30 vjeçari pas humbjes së bashkëshortes u gjend i vetëm me një foshnjë të sapolindur por fati deshi që kolegët e tij në kompaninë Odenwäller nga Butterstadt të mos e braktisin dhe ti qëndrojnë sa më pranë për të kaluar këtë situatë të vështirë.

Kolegët kanë filluar një fushatë ndihme për babain e ri i mbetur i vetëm me djalin e tij të sapolindur.

Mediat gjermane bëjnë me dije se fatkeqësia për familjen shqiptare nisi pas infektimit të dy prindërve të foshnjës me Covid, ku gruaja ishte në muajin e 7 të shtatzanisë.

Përkeqësimi i gjendjes së nënës bëri që mjekët të ndërhyjnë dhe të sjellin në jetë foshnjën. Djali peshonte vetëm 980 gramë në lindje, dhe pas prerjes cezariane, nëna e re vihet në koma artificiale në mënyrë që ajo të vazhdojë të furnizohet me oksigjen.

Por, pavarësisht kujdesit të mirë mjekësor në Spitalin Universitar të Frankfurtit, gjendja e saj po përkeqësohej dukshëm duke humbur betejën.

Continue Reading

Entertainment

Vetura luksoze që askush nuk e dëshironte

Published

on

Ka kaluar saktësisht një çerek shekulli nga prezantimi i makinës së fundit të pasagjerëve të markës së famshme nfa Çekia.

Tatra është një emër me një histori të pasur që daton që nga shekulli i 19-të.

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ky prodhues çek i makinave luksoze i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit gjerman, dhe më pas periudhës së pasluftës dhe autoriteteve komuniste, për t’iu nënshtruar përfundimisht gjatë tranzicionit në vitet 1990.

Sot është i njohur për prodhimin e kamionëve dhe automjeteve ushtarake.

Ky vit shënon një çerek shekulli që nga premiera e makinës së fundit të pasagjerëve që mban emërtimin Tatra. Ai është një model 700, bazuar në paraardhësin e tij, Tatra 613.

Kjo veturë është bërë për vetëm tre vjet, deri në vitin 1999, dhe në atë periudhë u prodhuan më pak se 100 kopje. Mundësohej nga një motor me benzinë ​​V8.

 

Continue Reading

Entertainment

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Published

on

Zbulimi i insektit “Potamophylax coronavirus” në Kosovë është bërë lajm botëror.

Pak ditë pasi profesori i shkencave në degën e biologjisë, Halil Ibrahimi, njoftoi për zbulimin dhe u shpreh se ky insekt jeton vetëm në Bjeshkët e Nemuna, për të ka shkruar edhe mediumi i njohur për zbulime shkencore “Phys.org”.

Duke iu referuar publikimit në revistën prestigjioze “Boidiversity Data Journal”, kjo faqe ka shkruar se pas analizave molekulare dhe morfologjike ishte kuptuar se është specie në të cilën shkenca s’kishte pasur qasje më herët.

Continue Reading

Trending