Sport
Real Madrid fiton dhe merr kreun, Zidan ndryshe
Published
6 years agoon
By
admin
Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Celta Vigos në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga.
Ekipi i Zinedine Zidane i është kthyer fitores dhe tri pikët e kanë bërë lider të përkohësisht të kampionatit spanjoll.
Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit gjetën golin. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e gjashtë dhe ishte Lucas Vazuqez, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Marco Asensios.
Në pjesën e dytë, Reali ishte më i mirë dhe arriti të shënojë edhe një gol tjetër dhe të sigurojë fitoren. Në minutën e 53-të Asensio, shënoi golin që rezultoi të ishte i fundit për këtë takim.
Pas kësaj fitore, Real Madridi e sheh veten në vendin e parë me 36 pikë, 1 pikë më shumë se Atletico Madrid.
“Celta Vigo ishte ekipi më në formë me të cilin jemi përballur. Kishim vështirësi, por kontrollonim ndeshjen”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.
“Ishte mirë nga minuta e parë deri në fund. Ne e interpretuam lojën shumë mirë duke shtypur lart, pa i lënë ata të luajnë”.
“Në fund, morëm tri pika shumë të rëndësishme për ne”.
“Ne luajtëm një lojë shumë serioze. Jam i lumtur për të gjithë”, përfundoi trajneri i Realit.
Alsat







