Connect with us

Sport

Reagimi i Ronaldos pas ndeshjes ndaj Burnleyt ka zemëruar tifozët – Alsat

Published

on

Në ndeshjen kundër Burnleyt mbrëmë, portugezi nuk i ndihmoi Djajtë e Kuq të fitojnë sepse ndeshja përfundoi me rezultat 1:1. Ishte ndeshja e pestë radhazi për Ronaldon në të cilën ai nuk shënoi asnjë gol. Kështu, ai regjistroi serinë më të gjatë të ndeshjeve pa gol që nga sezoni 2009/2010 në fanellën e Real Madridit.


Tifozët e Manchester United fajësuan sjelljen e tij pas fishkëllimës së arbitrit. Është zakon që lojtarët të qëndrojnë para tifozëve pas ndeshjes, pavarësisht rezultatit, dhe këtë sezon Ronaldo jo. Sapo arbitri Mike Dean sinjalizoi fundin, Ronaldo vrapoi i vetëm në dhomën e zhveshjes, ndërsa lojtarët e tjerë të United qëndruan para tifozëve mysafirë. Ronaldo edhe më herët është përballur me komente negative për këtë lëvizje, të cilat vazhduan edhe pas ndeshjes me Burnley-n.

Alsat