Maqedoni
Rasti “Monstra”, Zaev: Kam shprehur mendimin tim personal – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Nga njerëz të pafajshëm, deri te provat e reja me një të vërtetë të dhimbshme për rastin “Monstra”. E gjithë kjo për Zaevin ishte mendim personal i bazuar në atë që ai e kishte parë në provat për këtë rast gjegjësisht bisedat e përgjuara dhe mesazhet që ishin pjesë e “bombave”. Kryeministri pohoi sot se nuk e din kush qëndron pas vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.
Asnjëherë nuk kam përmendur person tjetër drejtpërdrejt se është fajtor. Unë kam dhënë komente, rezerva, për atë që u njoftua në opinion, duke lexuar aktgjykimet që ishin në dispozicion atëherë, mbaj mend 183 faqet që i pashë në materiale, gjithmonë kam dhënë përgjigje transparente, edhe në pyetjet e juaja si gazetarë për atë që e mendoj, por gjithmonë kam thënë se fjalën e fundit e ka gjyqësori, ata do ta thonë atë që e kanë për ta thënë – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.
Premtimet e Zaev për zbardhjen e rastit “Monstra” ishin më të zëshme në kohën kur ishte në opozitë. “Njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg për rastin në Liqenin e Smilkovës,” këtë e citoi “Dojçe Vele”, deklaratë që Zaev e kishte dhënë për gazetën gjermane “Die Zeit”. Por pastaj ky i fundit reteroi.
Ndoshta është gabim në interpretimin e vetë gazetarit, por natyrisht, dyshime të mëdha janë të lidhura me këtë rast. Këtë unë e shpjegoj në vetë intervistë dhe natyrisht duke zbuluar të vërtetën në lidhje me Liqenin e Smilkovës ose projektin e Qeverisë “Monstra”, siç e quajtën me kallëzimin penal, do të zbardh një të vërtetë të dhimbshme – tha Zoran Zaev, kryeministër.
Në rastin “Monstra”, tre vjet më parë, procedura gjyqësore filloi prej fillimit me vendim të Gjykatës Supreme, për shkak të lëshimeve në zhvillimin e procedurës. Pretendohej se bisedat e përgjuara mund të ndryshonin rrjedhën e procedurës. Por, nga Prokuroria u shprehën se “bombat” nuk kanë zbuluar detaje të reja dhe prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënime të përjetshme për Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviqin, si dhe dënime maksimale për Haki dhe Fejzi Azirin. Aktakuza për Sami Lutën është tërhequr. Pas fjalëve përfundimtare të mbrojtjes, Gjykata Penale duhet të marrë vendim për rastin “Monstra”.
Igor Stefanovski
You may like

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Këngëtarja e njohur amerikane i vuri flakën rrjetit, duke pozuar lakuriq në vaskë

“Babi më tha pse nuk më ke tregu”, Doresa rrëfen mes lotësh për bullizimin që iu është bërë nga grupi në Facebook para disa viteve

Ylli i F1, Charles Leclerc dhe gruaja e tij Alexandra bëhen prindër

Një skenë skandaloze nga traileri i serialit ku luan Burak Ozçivit u fshi pas reagimeve të mëdha në rrjetet sociale

E dashura e Romeo Beckham poston foto nga Bali, duke pozuar me bikini










