Showbiz
Raste me COVID-19 në “Britain’s Got Talent”, jurisë i duhet të izolohet
Published
6 years agoon
By
admin
“Britan Got Talent” duket se gjatë këtij viti do të ketë ngecje, për shkak të pandemisë coronavirus.
Duket se gjatë rrjedhës së këtij audicioni, disa pjesëtarë të ekipit janë rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Daily Mail.
Këtë e ka bërë të ditur, Ashley Banjo, i cili po qëndron si zëvendësues i Simon Cowell, në vendin e gjyqtarit.
Në në paraqitje televizive, ai u shfaq nga shtëpia, me një lidhje të drejtpërdrejt, ndërsa bëri të ditur se është izoluar.
“Nëse e kuptoni që ka teste pozitive përreth, gjithmonë është më mirë për t’u siguruar. Shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull”, është shprehur ai.

Të paktën tre anëtarë dolën pozitivë para ditës së parë të xhirimeve, që do të thotë se Ashley dhe kolegët e gjykatësve Alesha Dixon dhe David Walliams shkuan në vet-izolim.
Mendohet se ata kishin hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë me një nga anëtarët e ekuipazhit, ndërsa Amanda Holden thuhet se nuk e kishte. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










