Maqedoni
Rama prezanton drejtuesen e re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni – Alsat
Published
4 years agoon
By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të drejtueses së re të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Në ceremoninë e mbajtur pranë institucionit të SHISH, morën pjesë edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja si dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, shkroi Rama në një postim në Facebook.
Vlora Hyseni erdhi në këtë post pas largimit të Helidon Bendos, i cili ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018.
Ajo u propozua nga kryeministri Rama, i cili theksoi se “përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Atsh
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar dje emërimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Vlora Hyseni ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit ishte emëruar Petrit Ajeti.
Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Paraprakisht, ajo ishte drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.
Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, më 30 qershor të vitit 2021 e kishin shkarkuar nga detyra Hysenin.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi në 23 dhjetor 2022 lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo, i cili ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018.
SHISH është institucion qendror që varet nga Kryeministri dhe drejtohet nga Drejtori. Veprimtaria e SHISH-it bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i SHISH-it emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit. Struktura dhe organika e SHISH-it propozohen nga Drejtori dhe miratohet nga Kryeministri. Parimet bazë të punës së këtij institucioni janë ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti.
Shërbimi Informativ Shtetëror ka këto detyra kryesore:
– Mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar;
– Kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, pavarësisë e rendit kushtetues;
– Mbledh informacion për terrorizmin, prodhimin e trafikun e narkotikëve, prodhimin e armëve të dëmtimit në masë dhe krimet kundër mjedisit;
– Mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare;
– Mbron sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, punonjësve dhe pasurisë me mjete të përshtatshme, duke përfshirë verifikimin e kualifikimin e kandidatëve, të të punësuarve e të kontraktuesve;
– Kryen veprimtari mbështetëse tekniko-administrative, sipas nevojave për realizimin e funksioneve të mësipërme.
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










