
Maqedoni
Qytetarët: Pandemia ndryshoi mënyrën e të jetuarit, 2020 ishte një vit i rëndë – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
“Viti 2020 na ka vendosur në një situatë me të cilën askush prej nesh nuk e kishte menduar se do të përballej. Ishte pandemia ajo që na ndryshoi totalisht mënyrën e të jetuarit. Madje kjo ka ndikuar si në psikikën e qytetarëve ashtu edhe në xhepin e tyre. Por, çfarë mendojnë ata se ka qenë leksioni më i rëndësishëm që kemi marrë gjatë vitit 2020? A do të ia kishin hapur derën 2020 nëse përsëri do t’u kishte trokitur? Dhe çfarë presin ata për vitin 2021?” Të shohim se çfarë kanë thënë. “2020? Në 2020 kemi kaluar shumë keq. Dhe shpresoj se asnjëherë nuk e arrijmë që të përsëritet. Të gjitha na kanë penguar me këtë COVID-in. Ky virusi na ka lodh krejt. Mos e mbërritsha asnjëherë. Kaq di të them unë. Katastrofë. Shpresoj që 2021 do ta kalojmë më mirë.”
“Gjatë vitit 2020 COVID-i ka sjellë edhe pak në mend njerëzit.09:02Kanë ndryshuar të gjitha, njerëzit janë të stresuar. Ka qenë vit problematik .”
“Ishte një leksion i madh për ne, që të ruajmë shëndetin, pjesa materiale nuk është edhe aq e rëndësishme, por ajo shpirtërore dhe të mendojmë pozitivisht”.
“Po do donim të jetë më mirë të largohen këto gjera, të mos i mbajmë më maskat, sepse na pengojnë”.
“Pandeminë, normalisht, e kam përjetuar si çdokush tjetër. Vajza ime më e vogël është anesteziologe në kirurgji dhe sigurisht që mendja më rri atje gjatë tërë kohës. Tjetra është avokate dhe vazhdimisht ju përsëris që të kenë kujdes. Mësuam që të ruajmë shëndetin, të mos e kemi mendjen shumë tek pasuria”.
“ Virusi COVID-19 është gjëja më e keqe që na ka ndodhur gjatë vitit 2020. Mësuam se duhet të respektojmë të gjithë, pa marrë parasysh religjionin, nacionaliteti, përkatësinë politike, kush është apo çfarë është”.
“Kohë krize, për të gjithë popullin”.
“Vit shumë i mbrapsht dhe një vit krize që në jetën time nuk e kam përjetuar”.
– Nëse të troket edhe një herë vitit 2020 në derë, duke e ditur çfarë viti është, a do ja kishe hapur derën edhe njëherë?
Së pari do kisha vendosur maskën, pastaj do kisha hapur derën”.
Evi Shkopi
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










