Showbiz
Publikohet ‘trailer’-i i sezonit të ri të “The Voice Australia”, Rita Ora pritet të shkëlqejë sërish në sezonin e ri të talenteve
Published
5 years agoon
By
admin
“The Voice Australia” do të rikthehet në ekran së shpejti për një sezon të mrekullueshëm, të njëmbëdhjetin me radhë në këtë shtet.
Dhe në një ‘trailer’ të publikuar së fundmi, shfaqja e talenteve e cila transmetohet në Channel Seven, tregon një dramë të trajnerëve Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban, të cilët nxitojnë për t’u afruar te karrigia e Rita Orës.
“Shtype atë buton”, i kërkon Guy Ritës në promon e spektaklit, shkruan DailyMail.
Në të vërtetë, ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop më në fund shtyp butonin për ta kthyer karrigen e saj.
Duke folur për atë që dëgjon me zë, Rita thotë: “Po dëgjoj me pasion. Dua të dëgjoj se sa shumë i pëlqen të këndojë personit dhe pasionin e tij/saj për artin”.
Keith shton: “Ajo që do të më tërheqë më shumë është kur ndiej diçka; kur ka një të vërtetë në zërin e tyre që më flet përtej tingullit të vokalit të tyre dhe unë jam në gjendje ta ndiej atë thellë”.
Trajneri fitues i vitit të kaluar, Guy, thotë se është duke kërkuar për atë zë një në një milion.

“Zërat e veçantë janë të rrallë dhe ia vlen të luftosh si trajner kur e dëgjon atë”, thotë ai.
Për Jessican, gjithçka ka të bëjë me lidhjen e artistit me këngën dhe mënyrën se si ata tregojnë historinë e tyre brenda performancës.

“Dua që ata të më bëjnë të kërcej nga karrigia ime për të mësuar më shumë rreth tyre si artistë”, shton ajo
Sezoni i njëmbëdhjetë i “The Voice Australia” realizohet nën regjinë e Sonia Kruger.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ishte edhe vitin e kaluar e angazhuar si anëtare e jurisë në këtë spektakël, ku u shqua si një nga trajneret më dinamike dhe të veçanta të atij edicioni. /Telegrafi/
You may like

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween

Nga ‘The Hunger Games’ te ‘Rocky’, 12 filmat që pritet të shënojnë muajin nëntor

Zendaya rikrijon pamjen ikonike të Halle Berry, Hailey Bieber zgjedh kostumin e engjëllit










