Connect with us

Sport

Publikohet lista e lojtareve të ish kampiones së Kosovës, ja pagat e secilës! E habitshme – Bota Sot

Published

on

Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), në periudhën 2012 – 2015, ka pasur vitet e shkëlqimit, vitet e sukseseve, tre tituj e tre Kupa rresht të Kosovës. 

Në periudhën e shkëlqimit ka qenë president i klubit Ahmet Hysenaj-Petrova, njeriu i sukseseve.

Përveç pagës, lojtaret e asaj kohe kanë pasur ekstra të hequra edhe ushqimin, fjetjen, udhëtimin po ashtu edhe operacionet në rast të problemeve me ligamente. Po ashtu është paguar trusti dhe tatimi për secilën lojtare. Shembull që duhet të ndiqet nga secili ekip në Republikën e Kosovës. 

Lista orgjinale

Lista u sigurua nga udhëheqësi i financave Blerim Maksuti për periudhën 2012-2015, kur Kastrioti ka pasur rrogat më të mira, madje raportohet më të mira në 20 vitet e fundit në hendbollin femëror dhe asnjë skuadër nuk i afrohet sa i takon te femrat. Në periudhën 2012-2015, dy hendbollistet kanë qenë më të paguara me nga 800 euro pagë: rumunja Lacramiora Marilena Rosu dhe shqiptarja Bellma Beba.
    
Ja lista 2012-2015
Lacramiora Marilena Rosu 800 euro
Shqipe Tahiri 500 euro
Bellma Beba 500 euro
Lina Trenovska 500 euro
Shpresa Fazlija    500 euro
Mimoza Xhemajli 500 euro
Kaltrina Beka 500 euro
Bllagica Nakovska 500 euro
Anastasija Kalaida 500 euro
Nadica Trajkovska 500 euro
Sanja Peshevska 500 euro
Ivana Zafirova 500 euro
Irena Dellovska 500 euro
Edona Rugova 500 euro
Blerina Gurgurovci 120 euro 
Vahide Gashi 250 euro
Sara Misini 300 euro
Auda Stagova 250 euro
Adriana Salihu 250 euro
Xhavit Morina –trajner  500 euro
Ismet Jupa 400 – trajner – në periudhën e mëparshme 
Rubin Kuzmanovski – trajner 400 euro
 

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending