Maqedoni
Pse është e rrezikshme të ulesh këmbëkryq? – Alsat
Published
4 years agoon
By

Edhe pse të jep përshtypjen e elegancës dhe feminitetit, qëndrimi këmbëkryq për më shumë se gjysmë ore mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
Nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë me këmbët e kryqëzuara, presioni i gjakut mund të rritet, edhe nëse nuk keni predispozicion për hipertension.
Kjo mënyrë qëndrimi ulur prish qarkullimin. Në enët e gjakut ka valvula të vogla që lejojnë rrjedhjen e duhur të gjakut dhe duke kryqëzuar këmbët rritni presionin në vena dhe kjo e bën më të vështirë qarkullimin normal të gjakut.
Nëse rrini ulur për më shumë se tre orë në ditë, mund të shfaqen dhimbje shpine dhe qëndrim jo korrekt, i cili nga ana tjetër shkakton ngurtësi në qafë dhe krahë.
Pasojat e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë me këmbë të kryqëzuara mund të jenë ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë dhe siklet gjatë ecjes.
Mos harroni të ngriheni dhe të lëvizni çdo 30 minuta ulur!
Nëse keni ënjtje, dhimbje ose ngrohtësi në këmbë, të cilat mund të shoqërohen me skuqje të lëkurës, duhet të kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të jetë një shenjë e trombozës së venave të thella (DVT) , një mpiksje gjaku që zakonisht zhvillohet në këmbë.
You may like

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Këngëtarja e njohur amerikane i vuri flakën rrjetit, duke pozuar lakuriq në vaskë

“Babi më tha pse nuk më ke tregu”, Doresa rrëfen mes lotësh për bullizimin që iu është bërë nga grupi në Facebook para disa viteve

Ylli i F1, Charles Leclerc dhe gruaja e tij Alexandra bëhen prindër

Një skenë skandaloze nga traileri i serialit ku luan Burak Ozçivit u fshi pas reagimeve të mëdha në rrjetet sociale

E dashura e Romeo Beckham poston foto nga Bali, duke pozuar me bikini










