Showbiz
Prezantohen ambientet luksoze të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5
Published
16 hours agoon
By

Me një dizajn mbresëlënës dhe ambiente të kuruara deri në detajin më të vogël, është prezantuar shtëpia e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.
Shtëpia e këtij viti duket si një mrekulli e vërtetë, duke sjellë një kombinim të elegancës, luksit dhe estetikës moderne.
Çdo hapësirë është menduar me kujdes, duke krijuar një atmosferë të veçantë për banorët që do të jetojnë aty gjatë aventurës së tyre televizive.
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube
Plot 20 banorë pritet të shijojnë këto ambiente përgjatë 100 ditëve të qëndrimit në shtëpi, ku përveç sfidave, emocioneve dhe dinamikave të lojës, do të kenë mundësinë të përjetojnë edhe komoditetin e një hapësire të veçantë.
Nga ambientet e përbashkëta e deri te hapësirat e dedikuara për relaksim, shtëpia e BBVK 5 duket se ka ngritur edhe më tej standardin e këtij formati, duke u shndërruar në një prej elementeve më tërheqëse të këtij edicioni.

Tashmë, gjithçka është gati që 20 banorët të nisin një prej aventurave më të komentuara televizive të sezonit. /Telegrafi/

You may like

Katie Holmes u shfaq në darkën gala me të dashurin e saj nëntë vjet më të ri, Jason Yarmosky: Ata po buzëqeshnin

Rita Ora transformohet në Dolly Parton për Halloween, mahnit me pamjen e saj në New York -Sinjali

Bejta befason që në mëngjesin e parë në BBVK 5, futet edhe në dush me syze dielli

Rita Ora mahnit me dukjen, ndërsa transformohet si ikona Dolly Parton për Halloween

Fuego me deklaratë të papritur, e shpall “dezertor” Feron

Margaret Qualley dhe Jack Antonoff po divorcohen pas tri vitesh martesë










