Maqedoni
Poligraf: Informatë e pasaktë është se “Bullgaria do të akuzojë edhe maqedonas për lajmërimet për bomba atje” – Alsat
Published
4 years agoon
By

Më 29.03.2023, duke iu referuar një deklarate të Jordan Bozhillovit, drejtor i Forumit të Sigurisë së Sofjes për televizionin kombëtar bullgar BNT, disa media botuan se “Bullgaria do të akuzojë edhe maqedonas për lajmërimet për bomba atje”.
Për shembull, portali “Infomax” botoi titullin me pyetje: “Lajmërimet për bomba në Bullgari i dërgojnë maqedonasit?!”, kurse portali “Lokalno” publikoi: “Shefi i Forumit të Sigurisë së Sofjes pohon: Maqedonas të lidhur me një parti politike do të akuzohen për kërcënimet me bomba në Bullgari”.
Mirëpo, të shohim se çfarë tha saktësisht Bozhillov për BNT: “Bëhet fjalë për versione të ndryshme edhe në Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, kishte informacion për kërcënime hibride, përfshirë ato që lidhen edhe me Rusinë. Ky informacion u botua edhe në Bullgari në një nga konferencat që mbajtëm. Por tani, siç e kuptoj, do të ngrihen akuza kundër disa maqedonasve, qytetarë maqedonas që janë të lidhur me një nga partitë politike në Maqedoni”.
Nga deklarata dhe nga konteksti në të cilin është dhënë, është e qartë se Bozhillov nuk flet për ngritjen e akuzave për kërcënimet me bomba në Bullgari, por në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e konstaton më vonë edhe portali “Plusinfo”, i cili fillimisht në titull botoi se “Bullgaria do të ndjekë qytetarë maqedonas për dërgimin e lajmërimeve të rreme për bomba”, e më pas këtë pohim e ndryshoi në “Do të ndiqen qytetarë maqedonas për dërgim të lajmërimeve të rreme për bomba”.
Nga mediat që transmetuan gabimisht deklaratën e Bozhillovit, vetëm Plusinfo e plotësoi përmbajtjen me korrigjim: “Në titullin dhe përmbajtjen e lajmit të publikuar më herët thuhej se Bullgaria do të ndjekë shtetas maqedonas për kërcënimet me bomba. Pas konstatimit të pasaktësisë së këtij informacioni, është bërë korrigjim i lajmit – Stoillov flet për atë se shtetas maqedonas do të ndiqen në Maqedoni.” Mirëpo, edhe në korrigjimin ka gabim, sepse eksperti nuk quhet Stoillov, por Bozhillov.
Me sa duket, disa media u humbën në përkthimin nga gjuha bullgare dhe përhapën informacione të pasakta se për kërcënimet me bomba në Bullgari do të akuzohen maqedonas. Gabime të tilla mund të ndodhin, prandaj mediat duhet të kontrollojnë me kujdes deklaratat nga gjuhët e tjera, e nëse gabojnë, duhet të informojnë publikun përmes korrigjimeve.
You may like

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut










