Maqedoni
Policia e padukshme derisa nuk ka shkelje, MPB me apel: Denonconi grupimet gjatë festimeve – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Festa e ndërrimit të moteve është edhe sprova e qytetarëve për të ruajtur shëndetin publik. Ndonëse masat anti kovid nuk janë aq rigoroze, pjesa tjetër mbetet në suaza të rekomandimeve.
Nga Ministria e Brendshme thonë se në terren do të zbatojnë planin operativ të policisë me vëzhgime të zakonshme dhe ndërhyrje nëpër çdo cep të vendit. Zëdhënësi i MPB-së tha se policia do të përpiqet të jetë e padukshme deri në momentin kur ka shkelje të protokolleve dhe kundërvajtje të tjera gjatë festimit të Vitit të Ri. Toni Angellvski bëri thirrje që të festohen me përgjegjësi.
Iu bëjmë thirrje qytetarëve që këto festa t’i kalojmë me përgjegjshmëri dhe në mbrojtje të përhapjes së virusit korona. Ju e dini që tani më ka rekomandime dhe obligime ligjore që qytetarët mos të grupohen në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Ne si Ministri e Brendshme vëmë në funksion edhe linjën telefonike pa pagesë, për mes së cilës qytetarët mund të na ndihmojnë, do të thotë si partner me ne së bashku të marrin pjesë në zbatimin e këtyre masave. E gjithë kjo me qëllim që të ndalojmë përhapjen e virusit korona. Pres nga qytetarët dhe iu bëjmë thirrje të jenë të përgjegjshëm, para së gjithash ta mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e më të afërmve tanë – deklaroi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.
Por, ekipe të posaçme të policisë Intervenuese do të jenë në gjendje gatishmëria për çdo denoncim të grupimeve në hapësira publike apo private. Për të mos lejuar çdo celebrim në grupe të mëdha si jashtë ashtu edhe brenda gastronomive, policisë do t’i bashkëngjiten ekipe të Inspektoratit shtetëror të tregut. Sipas raportit të MPB-së, gjobat nuk janë kursyer edhe ndaj shkeljeve të tjera.
Gjatë 24 orëve të fundit për mos mbajtje të maskave mbrojtëse janë sanksionuar 506 qytetarë në të gjithë territorin e vendit. Ndërkaq, vetëm në Shkup nga 188 kundërvajtjet, 9 prej tyre janë regjistruar 9 raste të ngasjes së automjeteve nën ndikim të alkoolit – njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Goxha punë në prag të festave kanë pasur edhe nëpunësit policorë të Departamentit të kriminalistikës dhe Sektori për parandalimin e tregtisë së drogës, armëve dhe materieve tjera shpërthyese. Gjatë javës që lamë pas qindra mijëra mjete prioteknike janë konfiskuar nga tregtarët në të zezë në të gjithë vendin. Vetëm mbrëmë SPB Shkup kapi 30 mijë copë të fishekzjarrëve dhe petardëve, sasi të ngjashme gjatë ditëve të fundit u kapën edhe në qytetet tjera të vendit. Kujtojmë vitet e kaluara nga mjetet shpërthyese piroteknike ka pasur raste të lëndimeve të rënda trupore.
Adnan Qaili
You may like

Alba Pollozhani i reagon sërish Arlinda Morinës: Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri

Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin

Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm










