Maqedoni
Pendarovski: Të angazhohemi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Nuk guxojmë të jemi gjakftohtë dhe të injorojmë çfarëdo lloj mosrespektimi të të drejtave themelore të njeriut, që mund të eskalojë në cilëndo formë të dhunës. Secili nga ne është i obliguar që të japë mbështetje të qartë për aktivistët dhe luftëtarët për të drejtat e njeriut. Liria e mendimit, vetëdijes dhe religjionit, e shprehjes dhe grumbullimit, të drejtat sociale, ekonomike dhe kulturore janë disa nga të drejtat fundamentale, të patjetërsueshme dhe të ndërvarura të cilat janë mur kundër tentimeve për shkeljen e integritetit të personalitetit, shkroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në porosinë me rastin e 10 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Duke e shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, tha presidenti, përkujtojmë se këto përfitime universale u lindën nga krizat më të mëdha të njerëzimit.
“E shkruar në një botë e cila rimëkëmbej nga tmerret e Luftës së Dytë Botërore, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut ishte dokumenti i parë global i cili krijoi obligim moral për respektim të dinjitetit dhe barazisë së lindur të secilit njeri. Nga ai dinjitet del e drejta e jetës, lirisë, sigurisë personale, barazisë para ligjit”, shkroi Pendarovski.
Megjithatë, miliona njerëz, përfshirë edhe qytetarë tanë, tha presidenti, nuk i gëzojnë të drejtat universale për shkak të një varg pabarazive strukturore dhe padrejtësive të sistemit, për shkak të gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, dhunës dhe mos durimit të dallimeve.
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut shënohet në kohë të pandemisë së Kovid-19, e cila edhe më shumë, tha Pendarovski, e theksoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të të gjithë njerëzve, pa dallim të gjinisë, racës, aftësive, religjionit, bindjes politike, orientimit seksual, origjinën kombëtare ose sociale, statusin social ose status tjetër.
“Me përkushtim edhe më të madh të angazhohemi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, me vëmendje të posaçme për anëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë sonë. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen kudo dhe gjithmonë, pa përjashtim”, shkroi presidenti Pendarovski në porosinë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
You may like

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se është shtruar në spital për çrregullime të të ngrënit

Aktorja Dafne Keen flet për Hollywood-in: Më ofruan kokainë kur isha 11 vjeçe










