Të premten, këngëtarja e re e skenës Donna Dafi publikoi këngën e saj më të re.
“Çka po don” titullohet kjo këngë, e cila është ritmike e zhanireve hip-hop dhe R&B.
Kënga e cila është punuar nga producenti Florent Boshnjaku dhe teksti i shkruar nga vet Donna me Adulis Ghebreyesus, është pritur mirë nga publiku.
Foto: Donna Dafi/Instagram
Vetëm në një ditë pas publikimit, “Çka po don” ka ngjallur interesim të madh nga dëgjuesit në YouTube dhe platformat tjera të muzikës si: Spotify, Shazam dhe Apple Music.
Vet Donna e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram këngën e saj të re, e cila gjithashtu ka marrë mbështetje të madhe nga rrethi i saj shoqëror, por edhe një mori fytyrash publike.
Foto: Donna Dafi/Instagram
Donna është një këngëtare e re me origjinë nga Peja e Kosovës, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, ku synon të jetë një prej emrave eminentë të tregut në muzikë.










