Ministria e Punëve të Brendshme pas informacioneve paraprake për muzikë me zë të lartë dhe mosrespektim të masave gjatë pandemisë, mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 02:45 pas mesnate, me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer kontrolle në banesën e 34-vjeçarit S.G. nga Shkupi me lokacion në rrugën “Rajko Zhinzifkov”, transmeton Alsat. Gjatë kontrollit janë hasur pronari K.D. (33), F.T. (25), S.S. (27), E.J.(26), E.R.(35), R.M.(29) dhe T.T.(26). Në të njëjtën periudhë, në koordinim me Prokurorin Publik, policia ka ndërprerë një aheng në një banesë në rrugën “Elisie Popovski Marko”, ku gjatë kontrollit u hasën pesë persona, përkatësisht K.Z. (20), B.L. (20), R.A. (20), S.K. (21), të gjithë nga Shkupi, si dhe V.P. (20) nga Manastiri. Të 13 personat janë privuar nga liria dhe pas pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë në përputhje me Kodin Penal për mosveprimin sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie.
Maqedoni
“Party” gjatë pandemisë, dhjetëra të arrestuar në Shkup – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
You may like

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin











