Sport
Paqe në Londër, Arsenal e Manchester United ndajnë nga një pikë
Published
6 years agoon
By
admin
Nuk ka fitues në krye-ndeshjen e javës në kampionatin anglez, pasi Arsenal dhe Manchester United nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Emirates Stadium” të Londrës.
Sfida rezultoi të ishte mjaft e luftuar gjatë gjithë 90-minutëshit, me një epërsi të lehtë në qarkullimin e topit nga ana e Manchester United, por në fund asnjë prej skuadrave nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë.
Ky barazim për Manchester United vjen vetëm tri ditë pas humbjes në shtëpi ndaj Sheffield United dhe aktualisht ‘djajtë e kuq” mbajnë vendin e dytë me 41 pikë, por rrezikojnë të parakalohen nga Leicester, që luan nesër ndaj Leeds.
Nga ana tjetër mund të quhet një tjetër rezultat i mirë për Arsenalin, që nuk humb prej 7 ndeshjesh dhe aktualisht e sheh veten në kuotën e 31 pikëve, në vendin e 8 të renditjes, por mund të parakalohet nga Chelsea e Astoin Villa që e ndjekin.
Alsat







