LEXO EDHE:
Piloti portugez i “KTM”, Miguel Oliveira, fitoi garën pwr Çmimin e Madh të Indonezisë në Moto GP, garë që zhvillohej në pistën debutuese të Mandalika (gara e dytë sezonale). Gara u zhvillua në një pistë të lagur për shkak të shiut, çka vuri në pah aftësitë e Oliveira.
Në vendin e dytë u klasifikua francezi i Yamaha, Fabio Kuartararo, që e nisi garën nga “pole”, por u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. I treti një tjetër francez, Johan Zarko me Ducati Pramac. Pas tij u rendit australiani Xhek Miller me Ducati, para dy pilotëve tw Suzukit, Aleks Rins e Joan Mir.
Piloti italian Enea Bastianini, që sot u klasifikua në vendin e 11-të, qëndron në krye të renditjes botërore me 30 pikë, ndjekur nga Bred Binder me 28 pikë, Kuartararo me 27 dhe Oliveira me 25 pikë./Telesport/








