Maqedoni
OKB voton rezolutën për paqen, 141 vende pro tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina – Alsat
Published
4 years agoon
By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të enjten një rezolutë jodetyruese që i bën thirrje Rusisë t’i japë fund armiqësive në Ukrainë dhe të tërheqë forcat e saj, duke dërguar një mesazh të fortë në prag të përvjetorit të parë të pushtimit se agresioni i Moskës duhet të përfundojë.
Me anë të një postimi në Facebook ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar vendimin e përbashkët me 141 vende të tjera. “Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.
Kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë. Krenar për Shqipërinë si bashkësponsorizuese e kësaj rezolute.”, shkruan Xhaçka. Rezoluta kaloi 141-7 pro dhe 32 abstenime, përfshirë Kinën. Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, por demonstron mbështetjen për Ukrainën.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se ishte më shumë dëshmi se nuk është vetëm Perëndimi që e mbështet vendin e tij. “Mbështetja është shumë më e gjerë dhe ajo do të vazhdojë të konsolidohet dhe të forcohet,” tha Kuleba pas votimit. “Ky votim kundërshton argumentin se jugu global nuk qëndron në anën e Ukrainës, sepse shumë vende që përfaqësojnë Amerikën Latine, Afrikën dhe Azinë votuan sot në favor.”
Asambleja e Përgjithshme është bërë organi më i rëndësishëm i OKB-së që merret me Ukrainën, sepse Këshilli i Sigurimit, i cili është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, është i paralizuar nga fuqia e vetos së Rusisë.
You may like

Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin

Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik










