Maqedoni
Ohër, OJQ-të reagojnë për ndërtimet joligjore – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetar: Miki Trajkovski
Nga 19 rekomandimet që UNESKO-ja u ka dhënë autoriteteve që rajoni të mos përfshihet në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtje, vetëm katër janë përmbushur pjesërisht, akuzuan 17 organizata joqeveritare nga rajoni i Ohrit, Strugës dhe Podgradecit.
“Urbanizimi i pakontrolluar është përmendur me katër fjali në këtë raport dhe është problem shumë i rëndësishëm që po ndodh në Parkun Kombëtar. Rregullisht dorëzohen raporte që vetëm fshehin problemin dhe hedhin mbeturinat nën qilim”, tha Nikolla Kiselinov – Shoqata Turistike e Ohrit.
Nga Lëvizja qytetare Ohër SOS, kujtojnë rekomandimin për Mision monitorues reaktiv nga viti 2020, i cili u shënua si urgjencë dhe që kërkonte përshpejtimin e procesit të rrënimit të ndërtimeve pa leje brenda tre viteve, deklaroi Nderim Pollozhani- OJQ “KAP” Strugë.
“Nuk ka hartë të përditësuar me ndërtime të rrënuara, ku para kamerave janë shfaqur aktivitete, ato objekte janë rindërtuar pas disa kohëve dhe funksionojnë sërish. Nuk ka listë të prioriteteve për rrënim për komunën e Strugës dhe Debërcës, opinioni as nuk e di se sa objekte në ato komuna janë pa leje”,deklaruan nga Ohër SOS.
“Më vjen turp në momentet kur vijmë në situatë ku duhet të presim që ekspertët e UNESCO-s të na thonë se çfarë duhet të bëjmë në liqenin më të vjetër në Evropë dhe në botë. Aq pak kapacitete kemi saqë nuk mund ta mbrojmë liqenin?”, u shprehën Sasho Kiroski – Shoqata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore.
“Ne jemi këtu për të thënë se ky është proces, i cili garanton se ne mund të mbrojmë liqenin e Ohrit, nën statusin e UNESCO-s”, tha Arijan Meroli- aktivist nga Pogradeci.
Takimi i radhës i UNESCO-s, ku temë do të jetë statusi i rajonit, do të mbahet në Kinë. /alsat.mk
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










