Connect with us

Business

OAK: Rreth 30 mijë punëtorë janë larguar nga puna

Published

on

Bizneset gjatë kohës së pandemisë, por edhe pas stabilizimit sado pak të gjendjes, janë duke u ballafaquar me një situatë të vështirë, me një numër të madh të bizneseve të falimentuara dhe humbje të vendeve të punës deri në 30 mijë.

Kështu është thënë sot nga Oda e Afarizmit të Kosovës në një konferencë për media me temën “Pandemia dhe vështirësitë e të bërit biznes”.

Anëtari i Bordit të OAK, Hasan Gigollaj, tha se si pasojë gjendjes së rëndë, një numër i konsideruar i bizneseve janë mbyllur dhe fatkeqësisht ky numër është në rritje.

Gigollaj: Numri i punëtorëve që janë larguar nga puna është rreth 30 mijë

“Bazuar në të dhënat në terren, del se numri i punëtorëve që janë larguar nga puna po sillet rreth 30 mijë dhe nëse vazhdohet me këtë avaz dhe nëse nuk e kemi përkrahjen e shtetit atëherë këto shifra rrezikohet të shkojnë nga 50 mijë deri në 70 mijë qytetarë të papunë”, tha Gigollaj.

Ai ka ritheksuar se disa herë kanë adresuar tek qeveria, por edhe tek deputetët, kërkesat për bizneset por që të njëjtat nuk janë marrë parasysh.

Gigollaj ka kërkuar që sa më parë në Kuvend të miratohet edhe Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gigollaj: Duket që qeveria dhe deputetët nuk janë të interesuar që të kalojë pakoja për rimëkëmbje ekonomike

“Jemi dëshmitarë që për të disatën herë nuk është duke kaluar Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike. Duket sikur që Qeveria dhe deputetët nuk janë të interesuar për të kaluar kjo pako e cila është kaq e nevojshme dhe e rëndësishme për bizneset dhe vetë qytetarët. Andaj ne si Odë e Afarizmit të Kosovës kërkojmë që të merren parasysh kërkesat tona dhe propozimet tona që kemi adresuar”, tha ai.

Ai po ashtu ka kërkuar të subvencionohen pagat për të punësuarit për periudhën maj, qershor, korrik, gusht dhe shtator, jo më të ulëta se 220 euro në muaj.

Gigollaj: Të subvencionohen pagat për të punësuarit jo më të ulëta se 220 euro

“Të subvencionohen pagat për të punësuarit për periudhën maj, qershor, korrik, gusht, shtator jo më të ulëta se 220 euro për të punësuar në muaj. Lirimi i plotë i lëndës së parë duke respektuar normativat dhe lëndën e parë. Lënda e parë të lirohet sikurse kur ble ehet jashtë vendit ashtu edhe brenda territorit të Kosovës. Krijimi i pakos ku çdo produkt vendor subvencionohet në dalje me 10 përqind ulje. Të subvencionohet eksporti me 10 përqind të shumës së eksportuar, ulja e TVSH-së në 5 përqind për ushqim, turizëm dhe hoteleri, krijimi i fondit për investime dhe zhvillim përmes të cilës mund të realizohen të gjitha këto subvencionime për përkrahjen e bizneseve”, shpjegon ai.

Si dhe lirimi nga pagesa e tatimit në fitim, për kompanitë nga industria që kanë pësuar dëme nga pandemia për periudhën e muajve prill, maj, qershor, korrik, gusht dhe shtator 2020.

Gigollaj: BQK është sjellë sikur të mos kishte fare pandemi

“Sa i përket kredive, OAK kërkon që t’ju lejohet kredi për bizneset me grejsë periudhë deri në dy vjet dhe me afat pagesë deri në 10 vite me garancion 80 deri në 100 përqind të shtetit. Kredia t’iu mundësohet bizneseve edhe për veprime operacionale që përfshinë paga apo shpenzime të tjera. Kreditë të jenë pa interes me grant prej 30 përqind për ndërmarrjet mikro dhe të vogla përmes fondit për garanci kreditore. Ulja e normës bazë të interesit të Bankës Qendrore në 1.7 përqind në mënyrë që bankat komerciale të kenë mundësi të ulin kamatat e tyre. Bazuar në analizën e OAK se si kanë vepruar bankat në vendet e rajonit gjatë kësaj periudhe del që kanë ulur interesin deri në 0.25 përqind përderisa BQK është sjellë si mos të ketë fare pandemi në vend. Po ashtu mosharmonizimi i ligjeve në vend në mes vete paraqet një sfidë tjetër të të bërit biznes. Dhe ne si OAK kemi bërë kërkesë për këto ndryshime”, potencoi ai.

Derisa, zyrtarja ligjore e OAK, Diellza Zeqiri ka folur rreth harmonizimit dhe ndryshimit të ligjeve për arsye të bizneseve dhe investitorëve të huaj.

Zeqiri: TVSH të paguhet në inkasim e jo në faturim

“Oda e Afarizmit të Kosovës ka disa propozime lidhur me harmonizimin e ligjeve dhe plotësim-ndryshimin e tyre për arsye se bizneseve dhe investitorëve të huaj po iu vështirësohet bërja e biznesit në Kosovës. Si propozime për plotësim të ndryshimit të ligjeve janë kryesisht ndryshimi i udhëzimeve administrative nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rurale cila afekton sidomos në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, minierave, mineraleve dhe turizmit. Po ashtu, Ligji i Punës dhe Lehonisë, Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji i Minierave dhe Mineraleve të ulet TVSH-ja për turizëm dhe ushqime në 5 përqind. TVSH të paguhet në inkasim e jo në faturim, të krijohen oferta për biznesin, Ligji për investime strategjike si dhe ndryshimi i ligjit për shoqëri tregtare”, tha ajo.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Të revoltuar me Qeverinë, organizatorët e ahengjeve vazhdojnë protestën

Published

on

Kompanitë e industrisë për organizimin e dasmave dhe ahengjeve protestojnë para qeverisë për të dytën ditë me radhë. Janë të revoltuar, siç thonë, që autoritetet e shohin gjendjen e tyre me përbuzje. Sipas organizatës pa ndihmë shtetërore do të duhet t’i mbyllin ndërmarrjet dhe t’i largojnë punonjësit nga puna. Një pjesë e kompanive në këtë veprimtari janë me 30 vjet ekzistencë dhe punësojnë mbi 10 mijë persona. Deficiti në këtë industri tejkalon 60 % krahasuar me vitin 2019, si rezultat i krizës ekonomike dhe shëndetësore. Qeveria është e mendimit se kjo industri është e përfshirë nga pakoja e pestë e masave, përkatësisht janë siguruar një milion euro, fonde të pakthyeshme për organizimin e të paktën 40 ngjarjeve, të cilat presin të angazhohen më shumë se 100 kompani si organizatorë, prodhues dhe qiramarrës të teknikës, por edhe angazhimi i artistëve, muzikantëve, aktorëve, punonjësve të kulturës, fotografëve, kameramanëve, producentëve, teknikëve dhe profesioneve të tjera që zakonisht merren me ose rreth industrisë së ngjarjeve.

Le të hyjë dikush në lëkurën tonë dhe le ta shohë se si duket të jesh pa të ardhura 14 muaj, të mos fitosh asgjë, të habiteni se si i  mbuloni shpenzimet. Nuk janë vetëm pagat e punonjësve që duhet të mbulohen, por kemi shumë kosto të tjera”, tha Maja Babiq, kryetare e shoqatës së industrisë së ngjarjeve.

Alsat

Continue Reading

Business

Ligjet nga pakoja e pestë, deri nesër në Komisionin për Financim dhe Buxhet

Published

on

Propozim-ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike do t’u paraqiten deputetëve në Komisionin për Financa dhe Buxhet më së voni deri nesër. Kryetari i komisionit, Timço Mucunski, thotë se debati i amendamenteve duhet të mbarojë brenda një dite ndërsa për ligjet pret që të dorëzohen amendamente, të cilat do t’i referoheshin vetëm zgjatjes së afateve të skaduara tashmë. Megjithatë, mbetet që grupet e deputetëve në Kuvend të koordinohen së bashku për paraqitjen e amendamenteve, thotë Mucunski.

Me siguri do ta caktojmë seancën sot pasdite ose gjatë ditës së nesërme. Me siguri do të ketë edhe disa ndryshime thelbësore të ligjit në lidhje me afatet për të mos u krijuar pengesa shtesë për njerëzit dhe kompanitë që do të aplikojnë për këtë ndihmë. Pres që debati të zgjasë një ditë pune dhe pastaj ligji të përcillet në seancën plenare – deklaroi Timço Mucunski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ligjet nga pakoja e pestë, duhet të paraqiten përpara Komisionit. Midis tyre janë edhe propozim-ligjet për mbështetjen financiare për pagesën e pagave për kompanitë dhe kryerësit individual të pavarur. Kompanitë duhej të merrnin ndihmën në shkurt dhe mars ndërsa për shkak të mosmiratimit në kohë të këtyre masave, mijëra qytetarë mbetën pa paga. Përveç këtyre ligjeve, propozim-ligji për ndihmë për qytetarët të cilët për shkak të afateve të shkurtra nuk kanë marrë gjashtë mijë denarë të ndihmës shtetërore vitin e kaluar duhet t’i paraqitet Komisionit. Ky ligj gjithashtu pritet të ndryshohet për ta zgjatur afatin, i cili ishte planifikuar të ishte 31 marsi.

Andrea Cobanova

Alsat

Continue Reading

Business

Më në fund paga minimale në Kosovë po rritet

Published

on

E caktuar në vitin 2011 me vendim të Qeverisë që aso kohe drejtohej nga kryeministri Hashim Thaçi, paga minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar më asnjëherë. Edhe pse ka kaluar një dekadë nga ajo kohë, paga minimale ka mbetur 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, si dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Për rritjen e pagës minimale, vazhdimisht ishin bërë premtime elektorale nga subjekte politike që kanë udhëhequr deri më tani me vendin por si të tilla ato kanë mbetur vetëm premtime. Së fundmi edhe kryeministri i sapozgjedhur, Albin Kurti premtoi rritje të pagës minimale në 250 euro.

Ndonëse sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social, Qeveria e Kosovës do të duhej që në fund të çdo viti kalendarik sipas ligjit në fuqi, të përcaktojë pagën minimale, një gjë e tillë nuk është bërë për 10 vite me radhë.

Në mesin e zotimeve të shumta, kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit të 14 shkrutit, ka premtuar rritje të pagës minimale prej 250 euro, duke i përjashtuar po ashtu këtë kategori edhe nga tatimi në të ardhurat personale.

Nga njëri prej dikastereve kryesore në Qeverinë “Kurti 2”, Ministria e Financave kanë thënë  se premtimi i kryeministrit Kurtit, pritet të implementohet shumë shpejtë.

Madje, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ashtu siç ishte proklamuar, rritja e pagës minimale nuk do ta prek edhe vlerën e pensioneve të përfituesve të skemave sociale.

“Çështja e rritjes së pagës minimale , ashtu edhe siç është prezantuar në Planin e Qeverisë nga Kryeministri do të imlementohet shpejtë. Po ashtu vlen të theksohet se vlera e pensioneve të përfituesêve të skemave sociale nuk është e lidhur me pagën minimale”, tha Shahini.

Premtime për rritjen e pagës minimale i janë bërë vazhdimisht edhe kryetarit të  Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avdi Ajdinit i cili u shpreh optimist për realizimin e këtij premtimi nga ana e kryeministrit Kurti.

Ai madje thotë se rritja e pagës minimale do të duhej të bëhej 350 euro.

 “Ne kemi pasur si premtim pozitiv. Ne kemi luftuar me Qeveritë tjera për tu realizuar kjo e drejtë e punëtorëve po me asnjë Qeveri nuk kemi pasur mundësi ta realizojmë. Premtimi i Kurtit gjatë fushatës elektorale mbi rritjen e pagës minimale, unë besoj që do ta realizojë. Kurti ka premtuar rritje të pagës minimale prej 250 euro, ndërsa ne po kërkojmë që kjo të rritet e të bëhet 350 euro”, tha Ajdini.

Ajdini ka treguar se së fundmi përmes një shkrese të dërguar i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurtit takim për të diskutuar edhe rreth rritjes së pagës minimale.

“Unë ja kam bërë një shkresë kryeministrit Albin Kurtit më 31 mars të këtij viti, përmes së cilës i kam kërkuar takim. Në takim kam planifikuar të diskutojë për pesë pika kryesore, në mesin e tyre edhe për rritjen e pagës minimale në Kosovë. Nuk kam marrë ende përgjigje”, theksoi ai.

E, për njohësin e çështjeve ekonomike, Musa Limani, rritja e pagës minimale në vend para se të implementohet do të duhej të siguroheshin mjetet financiare pasi që sipas tij, kjo do ta ngarkojë edhe buxhetin e Kosovës.

“Edhe nëse paga minimale bëhet 350 euro nuk ka asgjë të keqe, mirëpo duhet të ketë parasysh të sigurohen mjetet për rritjen e pagave, për arsye se pagat minimale te ne janë jashtëzakonisht të ulëta 130-170 euro. Sigurisht që do ta ngarkojë buxhetin e Kosovës dhe normal që pastaj do të ndikojë dhe do të jetë e obligueshme edhe për sektorin privat. Kjo mundet me qenë shpat me dy teha sidomos te sektori privat që mundet të kolapsojë. Kurse te sektori publik, duhet të sigurohen mjetet buxhetore”, tha Limani.

Bazuar në të metodologjinë ndërkombëtare rreth çmimeve të publikuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për artikujt kryesor ekzistencial për vitin 2020, paga minimale në Kosovë do të duhej të ishte nga 280 deri në 300 euro. 

Alsat

Continue Reading

Trending