Connect with us

Business

OAK fton grupet parlamentare për diskutim të Pakos për Rimëkëmbje, i shkon veç LDK

Published

on

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), ka ftuar sërish në një takim me shefat e Grupeve Parlamentare me qëllim të diskutimit lidhur me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe domosdoshmërinë e implementimit të rekomandimeve të bizneseve në kuadër të pakos së Rimëkëmbjes me qëllim të daljes në ndihmë sado pak sektorit privat në vend.

Ftesës për takim nga OAK, pozitivisht i është përgjigjur vetëm Grupi Parlamentar i LDK-së, me përfaqësues Ilir Feratin.

“Përgjatë këtij takimi u diskutuan problemet e ndryshme me të cilat po ballafaqohen bizneset ku rëndësi e veçantë i’u kushtua lirimit nga të gjitha tatimet dhe taksat për prodhuesit vendor, përjashtuar TVSH-në nga data 01 Qershor deri më 31 Dhjetor, lirimit të plotë të lëndës për prodhues duke respektuar normativat dhe lënda e parë të lirohet sikurse kur blihet jashtë vendit ashtu edhe brenda duke mos u detyruar të paguajnë TVSH në rast të furnizimit me lëndë të parë brenda vendit. Krijimi i arkës PATRIOT, vazhdimi i mundësisë së shtyrjes së kësteve të kredisë PA INTERES, ulja e normës bazë të interesit të Bankës Qendrore në 1.7% , ulja e TVSH-së për turizëm, ushqim dhe hoteleri në 5%, subvencionimi i sektorëve të cilët lidhin një zinxhirë të furnizimit, ishin disa nga pikat të cilat u trajtuan gjatë këtij takimi.

OAK kërkoi poashtu përkrahje në ndryshim/plotësimin e disa ligjeve bazike. siç është Ligji për pushimin e lehonisë ku biznesi detyrohet të paguaj dy paga për një vend pune si dhe trajtimi me emergjencë i ligjeve të cilat janë në Qeveri apo Kuvend siҫ është Ligji i Punës, Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Bujqësi, Ligji për Pylltari, Ligji i Minierave dhe Mineraleve, Ligji për Investime Strategjike, të ndryshohet Ligji për Shoqëri Tregtare dhe Ligji për Gjykatën Komerciale”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithasthu u tha se përgjatë këtij takimi OAK ka kërkuar poashtu që të merren parasysh rekomandimet të cilat i kemi dhënë për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, sepse në të kundërtën pasojat ekonomike kanë filluar të ndjehen mirëpo efekti i Covid19 dhe mungesa e dorës së zgjatur të shtetit do të ndjehet direkt në vitin 2021.

“Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të LDK Ilir Ferati, është shprehur i gatshëm për të ofruar ndihmë për trajtimin e problemeve të cilat janë me prioritet për biznesin. Ferati, poashtu ceku se edhe vetë shteti rrezikohet në momentin që është në krizë biznesi.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- koordinatore, Eleonora Hasani- këshilltare, Diellza Zeqiri zyrtare ligjore dhe Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun”.

Alsat