
Maqedoni
Nxënësit nga dita e enjte në pushim – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme nga e enjtja, 31 dhjetor, do të shfrytëzojnë pushimet dimërore që do të zgjasin deri më 20 janar, ndërsa me 21 janar do të vazhdojnë mësimet nga plan programet për gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/2021, transmeton Alsat.
– Advertisment –
Sipas ndryshimeve në Kalendarin për organizimin e punës së shkollave (fillore dhe të mesme), gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor filloi një muaj më vonë, pra më 1 tetor, dhe numri i ditëve të zhvillimit të mësimit është zvogëluar nga 180 në 159.
Pushimet dimërore nisin në të njëjtën periudhë si në vitet e mëparshme, megjithëse kishte kërkesa, nuk filloi më herët, sepse shumica e numrit të përgjithshëm të nxënësve në vend ndjekin mësimet përmes internetit dhe sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nxënësit dhe mësuesit paraqesin vetëm më pak se 1 për qind të të infektuarve me koronavirus, si rrjedhojë shkollat nuk paraqesin burim infeksionit.
Derisa nxënësit do të jenë me pushime, stafi mësimdhënës dhe të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të dërgojnë komente, ide dhe sugjerime në “Draft-Konceptin për Arsimin Fillor”, deri në 20 janar.
Draft-dokumenti me 48 faqe është postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në pesë gjuhë, respektivisht në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, boshnjake dhe serbe.
Për të përmirësuar përmbajtjen e dokumentit, sugjerimet dhe propozimet duhet të dërgohen në adresën e postës elektronike: [email protected], deri më datën 20 të muajit janar.
You may like

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Labinot Haxhiu ua kthen me ironi Ludo Lee dhe Labinot Rexhës, përdor të njëjtën këngë për kundërpërgjigje

Dikur shiste petulla në plazh, sot drejton një perandori miliardëshe: Tradhtia që i shkatërroi martesën dhe jeta e Kris Jenner

Fero zbulon pse nuk pranoi të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova: Nuk kam nevojë për lejen e askujt










