Showbiz
Nuk i donte piklat në fytyrë, Blenda nga Gjilani arrin ndryshimin mahnitës në episodin e shtatë të “Estetika me Krenarin”
Published
5 years agoon
By
admin
Një tjetër mision i përfunduar me sukses!
Kështu ishte edhe episodi i shtatë i dokumentarit estetik, “Estetika me Krenarin”, i cili tashmë mbledh para ekranit çdo të diel të apasionuarit pas ndryshimeve dhe estetikës.
Portagonistja e episodit të shtatë ka qenë Blendë Mustafa nga qyteti i Gjilani, e cila gjetur zgjidhje për problemin e saj të piklave në hundë.
Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube
Studentja e vitit të tretë në Fakultetin e Edukimit tregoi gjatë dokumentarit se piklat kishin filluar të shfaqen në klasë të parë dhe se e kishin përcjell gjatë gjithë jetës, duke u shoqëruar edhe me pyetje të shumta nga njerëzit përreth – të cilat e bënin të mos ndjehej mirë.
Për t’i larguar pikat e kafta të njohura ndryshe si, ajo iu nënshtruar disa trajtimeve të ndryshme në Qendrën “Esthetica” si: “Alma Harmony XL PRO”, “DYE – VL – Baby Face” dhe “Clear lift – CVD tip”, gjersa në fund ka bërë disa trajtime mirëmbajtjeje të lëkurës pas pastrimit.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube
Pas javësh trajtimi, Blends arriti që të ketë pamjen e dëshiruar dhe piklat e dikurshme ishin larguar tashmë nga fytyra e saj.
Dokumentari përmbyllet me Blendën e cila gjen kënaqësinë përpara pasqyrës me pamjen e saj të re. Ajo njëherësh befasohet me një vizitë nga Ass. Msc. Krenar Dobroshi i cili e viziton atë në universitetin e saj, për të bërë nga një shëtitje me biçikletë rrugëve të qytetit.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube
“Estetika me Krenarin” transmetohet të dielave në orën 15:00 në RTV Dukagjini, mbështetur nga Telegrafi.com.
You may like

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur










