Showbiz
Një vit pa të – familja organizon një mbrëmje përkujtimore në nder të Shpat Kasapit
Published
2 days agoon
By

Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka bërë të ditur se do të organizojë një mbrëmje përkujtimore në nder të tij, ku do të kujtohet jeta dhe vepra artistike e artistit.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, familja Kasapi ka ftuar të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar këngëtarin që t’u bashkohen në këtë organizim.
Sipas njoftimit, përkujtimi do të mbahet të dielën, më 29 nëntor, duke filluar nga ora 18:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
“Ju njoftojmë se të dielën, më 29 Nëntor, në orën 18.00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, e përkujtojmë Shpatin dhe veprën e tij artistike”, thuhet në njoftimin e familjes.
Ky organizim vjen në shenjë kujtimi për artistin, i cili ndërroi jetë më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një karrierë muzikore dhe shumë këngë të dashura për publikun.
Sipas raportimeve ai kishte pësuar një arrest kardiak, ndonëse ndodhej asokohe në Itali.
I njëjti ka lënë pas bashkëshorten Selvijen dhe djalin e tyre, Roel. /Telegrafi/
You may like

“The Body” merr vendin e parë në Netflix, “Guarding Stars” filmi më i shikuar

Jona pas daljes: Të gjithë po më thonë se ky është edicioni më i dështuar i Big Brother

Shqiptarja Nika Fehmiu do të jetë regjisorja e filmit të ri “Between Us and the River” me Sara Boustany-n në rolin kryesor

Dymbëdhjetë filmat më të mirë për t’u parë këtë dhjetor – nga “Avengers: Doomsday” te “The Debut”

Kledja i rrëfehet Vëllait të Madh për Bejtën: E kuptova që unë nuk ndihesha mirë nëse ai është keq

Lori Kaçka mban sonte koncert në Big Brother VIP Kosova 5










