Showbiz
Një veshje në plazh Dua Lipës i kushton shifra marramendëse – shpenzon gati tre mijë dollarë vetëm në çantë
Published
5 years agoon
By
admin
Pasi nisi turneun e saj “Future Nostalgia” në Miami, Dua Lipa shijoi pak kohë të lirë në plazh të enjten (10 shkurt) me bikini ngjyrë portokalli dhe minifund të lidhur anash.
Rrobat e banjës të thurura të markës me bazë në Brooklyn, të cilat aktualisht janë të shitura, por që lansohen periodikisht në sasi të kufizuara në internet, më parë ka veshur gjithashtu Bella Hadid, Kylie Jenner, Rihanna dhe Ella Emhoff, duke i bërë ato një produkt mjaft të kërkuar
Por bikinit nuk ishin i vetmi element i rrallë i pamjes së Lipës, këngëtarja 26-vjeçare e “Levitating” mbante gjithashtu një çantë të kërkuar nga bashkëpunimi Loewe x “Spirited Away”, shkruan PageSix.
Foto: MEGA
Çanta, që fillimisht shitej me pakicë për 2,990 dollarë, por u shit shpejt pas publikimit të koleksionit në janar, përmban fytyrën e heroinës së re të filmit Hayao Miyazaki të vitit 2001, Chihiro.
Lipa gjithashtu kishte veshur një palë vathë Anita Ko me diamante (3300 dollarë), një zinxhir trupi Moya prej ari (448 dollarë) dhe sandale plazhi me platformë nga Coperni (345 dollarë).

Foto: MEGA
Padyshim kjo ishte një mënyrë e duhur që ylli i muzikës të kthente kokat drejt saj.
Ndërkohë, Dua pritet të vazhdoi turneun e saj botëror edhe në qytete e tjera amerikane dhe në të gjithë botën. /Telegrafi/

Foto: MEGA
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










