Tech
Një postim i Elon Musk rrit me 11% vlerën e Bitcoin
Published
6 years agoon
By
admin
Sipërmarrësi amerikan Elon Musk, është shumë me ndikim në të gjithë botën. Prej kohësh ai është në luftë me Jeff Bezos se kush do të bëhet njeriu më i pasur në botë.
Por përveç se po shton pasurinë e tij ai ka mundur që me vetëm një postim në mediat sociale të rrisë vlerën e kriptovalutave.
Reuters shkruan se Musk ka bërë në mediat sociale një postim me vetëm një fjalë #bitcoin, dhe vlera e monedhës virtuale është rritur me 11%.
Pas këtij postimi Bitcoin u rrit me 11%, duke arritur vlerën më të lartën në 10 ditët e fundit. Ky shtim i vlerës nga analistët është komentuar si një ndikim i Elon Musk.
1 Bitcoin tashmë vlen rreth 37,000 Dollarë amerikan, një nga shifrat më të larta që ka arritur ndonjëherë./tvklan.al







