Maqedoni
Nis gjykimi për ish kreun e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Filloi gjykimi për ish kryetarin e Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski. Ai tani është i papunë pasi u shkarkua nga posti i shefit të Supremes, por edhe si gjykatës. Vangelovski gjykohet veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit pasi që nuk i ka dhënë shtesë të pagës gjykatëses supreme, Lidija Nedelkova.
– Advertisment –

Prokuroria
“Si kryetar i Gjykatës Supreme, me paramendim e ka keqpërdorur pozitën e tij dhe gjykatësve u ka dhënë shtesa të rrogës prej 35% për shkak të rrezikut të lartë. Për të gjithë gjykatësit ka marrë vendime individuale për të gjithë gjykatësit për muajin nëntor 2018, ndërsa të dëmtuarës Lidija Nedelkova, e cila nuk ka marrë kurrfarë pushimi, me qëllim që t’ia shkelë të drejtat, nuk ka sjellë vendim për pagesën e 31,839 denarëve”
Vangellovski e kuptoi se për çfarë gjykohet dhe nuk e pranoi fajin. Ai pohonte se gjykatësja Nedellkova në muajin nëntor, dy vjet më parë, kishte munguar në punë dhe në seancat e përgjithshme të Gjykatës Supreme. Nedellkova tha se nuk është ashtu dhe pret që Vangelovski të përgjigjet. Përveç shtesës së pagës, Nedellkova kërkon që Vangellovski të paguajë dëmshpërblim prej një milion denarë ose mbi 16 mijë euro.
Kështu që, mendoj se kjo është shuma përkatëse që në fakt jepet për shkeljen e nderit dhe reputacionit, dhe mendoj se kjo është e justifikuar dhe do t’ia dal në këtë- deklaroi Lidija NedelLkova.
Gjykimi do të vazhdojë më 28 dhjetor. Por, ky nuk është rasti i vetëm kundër Vangelovskit. Gjegjësisht, ai po hetohet për ruajtje të mundshme të qëllimshme të lëndëve në sirtar ndërsa ishte kryetar i Gjykatës Supreme. Nga funksionet u shkarkua për shkak të shfuqizimit të paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, i cili në atë kohë ishte në arrati.
Igor Stefanovski
You may like

Megan Fox shndërrohet në sirenë gotike për Halloween

Charli XCX rikrijon personazhin e Maggie Gyllenhaal në festën e Halloween-it të Kendall Jenner

Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji










