Showbiz
Nick Cannon në pritje të fëmijës së tetë, vetëm disa muaj pas vdekjes së djalit të vogël nga kanceri
Published
5 years agoon
By
admin
Nick Cannon do të bëhet sërish baba – bën të ditur TMZ. Aktori dhe reperi amerikan është në pritje të fëmijës me agjenten e pasurisë së paluajtshme, Bre Tiesi.
Bre së fundmi ka mbajtur një ndejë në Malibu, gjatë të cilës e kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës – ata janë në pritje të një djali.
Në muajin dhjetor, Nick humbi djalin e tij më të vogël, Zen, të cilin e kishte me modelen Alyssa Scott. Ai vdiq nga kanceri në tru, ndërsa ishte vetëm pesëmuajsh.
(Foto: BackGrid/TMZ)
Gjatë një interviste në fund të vitit të kaluar, Cannon shpërtheu në lot kur e dha lajmin e trishtuar se djali i kishte vdekur nga tumori në tru, gjë që ishte befasi, sepse e kishte mbajtur të fshehtë diagnozën.

(Foto: BackGrid/TMZ)
41-vjeçari është babai i binjakëve dhjetëvjeçarë, Monroe dhe Moroccan, që i ka me ish-bashkëshorten Mariah Carey.
Ai është po ashtu baba i djalit katërvjeçar, Golden ‘Sagon’ dhe vajzës njëvjeçare Powerful Queen, me modelen Brittany Bell, si dhe ka binjakët shtatëmuajsh me Abby De La Rosa.
Kujtojmë që ylli hollivudian praktikon marrëdhënie intime me partnerë të shumtë me pëlqimin dhe njohurinë e të gjithëve. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/bre_tiesi)

(Foto: Instagram/bre_tiesi)

(Foto: Instagram/bre_tiesi)
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










