Connect with us

Bota

Netanyahu: Izraeli dhe SHBA me vendet arabe arritën marrëveshje për ndaljen e Iranit – Alsat

Published

on

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) arritën marrëveshje me vendet arabe për të ndaluar Iranin dhe programet e tij, transmeton Anadolu.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Robert O’Brien, u takua me Netanyahun në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, ndërsa kryeministri izraelit në adresimin para gazetarëve akuzoi autoritetet e Iranit se mbështesin organizatat terroriste në mbarë botën.

“Irani është kërcënim mbi paqen në botë. Duhet të gjithë të bashkohemi për të hequr këtë kërcënim”, tha Netanyahu.

Ai më tej tha se regjimi iranian duhet të ndalet, sepse përndryshe sipas tij do të arrijë bomba bërthamore dhe raketa balistike që do të kërcënojnë Evropën dhe Amerikën.

Me këtë rast, Netanyahu vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në normalizimin e marrëdhënieve që Izraeli ka arritur me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Marokun.

“Politika e Trumpit ka gjetur mbështetje në Lindjen e Mesme. Izraelitët dhe arabët përshëndetën tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja më e keqe bërthamore. Tani Izraeli, SHBA dhe vendet arabe kanë arritur marrëveshje për të ndaluar Iranin”, tha Netanyahu.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Robert O’Brien, e përgëzoi Izraelin për hapat e “guximshëm” në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me katër shtetet arabe.

“Të gjitha këto marrëveshje janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Sidoqoftë, më e rëndësishmja është ajo e arritur me Marokun që kultivon lidhje historike me hebrenjtë”, tha O’Brien.