Connect with us

Business

“Nëse bie, do të thyejë këmbë”, Zaev: Do të respektojë vendimin e Kushtetueses për autostradat

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev u përpoq të përgjigjet me shaka, çfarë nëse Gjykata Kushtetuese vendos që procedura për përzgjedhjen e kompanisë Behtel-Enka është kundër Kushtetutës. Nëse ligji bie, thotë Zaevi, do ta thyejë krahun ose këmbën. Por më pas shtoi se Qeveria do e respektojë vendimin, dhe i gjithë procesi i përzgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e autostradave në korridoret tetë dhe dhjetë do të nisë nga fillimi.

– Advertisements –


Nëse bie, do të thyejë këmbë, krah, apo diçka. Nëse bie atëherë vendimi i Kushtetueses është përfundimtar, atëherë shkojmë me procedurat alternative, njëra është procedurë tradicionale që e ka shteti. E kjo do të thotë projektim për një, tre, katër ose pesë vjet, dhe pastaj përzgjedhja e kontraktorëve, mbikëqyrësve, etj”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Zaevi thotë se beson se Gjykata Kushtetuese nuk do ta anulojë Ligjin për Partneritet Strategjik me Behtel-Enkan, me shpjegimin se në atë mënyrë janë përzgjedhur kompanitë edhe në shtetet fqinje, me ligj të veçantë dhe jo me shpallje publike. Megjithatë, Komisioni kundër korrupsionit beson se ligji ashtu siç është, mundëson kufizimin e konkurrencës dhe shmangien e konkurrencës së ndershme. Kjo është arsyeja pse Komisioni kundër Korrupsionit i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të ndalojë të gjitha hapat e ardhshëm të negociatave midis autoriteteve dhe Behtel-Enkaa, derisa të merret vendim përfundimtar nga gjykatësit kushtetues.

Në vend, me ligj mund të kufizohet zbatimi i ligjeve të tjerë në vetëm tre situata të jashtëzakonshme. Kur rrezikohet siguria e shtetit, mjedisi dhe shëndeti i njerëzve. Dhe kuptohet që në përmbajtjen e këtij ligji ne nuk mund të gjejmë asnjë nga këto tre arsye”, pohoi Sofka Pejovska Dojçinovska, anëtare e Komisionit Kundër Korrupsionit.

Sipas planit të qeverisë, Behtel-Enka duhet t’i ndërtojë seksionet e autostradës të Korridorit 8: Tetovë – Gostivar – Bukojçanë dhe Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë, dhe pjesën e Korridorit 10 Prilep – Manastir. Bëhet fjalë për biznes milionash dollarë që kompania do ta marrë pa u shpallur tender, i cili sipas ekspertëve në masë të madhe ka korrupsion.

 

Ile Petrevski

Alsat