Connect with us

Shendetsi

Në një mënyrë krejt të veçantë, ja si e zbuluan gjininë e bebit Zayn dhe Gigi Hadid

Published

on

Taylor Swift nuk është e vetmja që po u nxjerr sekretet e prindërimit Gigi Hadid dhe Zayn Malik, të cilët po tregohen super të rezervuar.

– Advertisment –

Fansat e ZiGi sapo janë njohur me një moment që nuk e kishin parë më herët, falë nënës së Gigi, Yolanda Hadid. Është bërë “traditë” tashmë që prindërit e rinj të zbulojnë gjininë e bebes me forma të ndryshme që bëhen menjëherë virale në rrjetet sociale, ku njihen si të ashtuquajturat “gender reveal”. Një video të tillë nuk e kishim parë nga çifti më i bukur i showbizit, dhe kurioziteti ishte i madh. Por, është shuar vetëm së fundmi.

Siç shihet në fotot e shpërndara në Instagramin e Yolandas, Gigi dhe Zayn e kanë mësuar lajmin emocionues duke prerë një tortë dhe në brendësi të saj ndodhej ngjyra që do zbulonte gjininë e bebes, në rastin konkret ishte rozë – një zgjedhje krejtësisht e veçantë që me siguri do përdoret tashmë nga shumë çifte të tjera.

“Ky përqafim për lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së Gigit ishte ai që e bëri të paharrueshme 2020 për ne. Faleminderit mami dhe babi për dhuratën më të bukur që mund të na bë[email protected] & @gigihadid #Family #Memories.”- ka shkruar ish-modelja holandeze.

Jeta e dy të rinjve ka ndryshuar shumë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, teksa janë treguar super të rezervuar rreth detajeve si gjatë shtatzënisë së modeles, ashtu edhe pas lindjes së saj.

Deri tani nuk dihet ende emri i të voglës, ndonëse teori të ndryshme dalin çdo ditë. Asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar deri tani.