Connect with us

Business

Ndërroi jetë Faruk Zeqiri, drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup

Published

on

Ka ndërruar jetë drejtori i gjimnazit Zef Lush Markut në Shkup, Faruk Zeqiri. Zeqiri vite me radhë ka qenë pjesë e arsimit të mesëm në Shkup.

Miqtë e të ndjerit i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!

Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Çairit.

“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri.  Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!

Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë! – shkruan Visar Ganiu.

Alsat