Connect with us

Bota

Navalny: Putin qëndron pas helmimit tim

Published

on


Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar.

“Pohoj se Putin qëndron prapa krimit dhe nuk mund të ketë një version tjetër për atë që ka ndodhur”, tha Navalny për gazetën gjermane Der Spiegel.

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.

Gjetjet e tyre janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga laboratorët në Francë dhe në Suedi.

Kremlini e mohon helmimin e Navalnyt dhe Qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin.

“Ju nuk ndjeni asnjë dhimbje, por e dini që po vdisni”, tha Navalny, teksa rrëfeu për gazetën Der Spiegel momentin kur “agjenti nervor ka filluar të ketë efekt”.

Navalny, i cili është liruar nga spitali në Berlin, por vazhdon të mbetet në Gjermani, tha se do të kthehet në Rusi.

“Detyra ime tani është të qëndroj i patrembur. Dhe, unë nuk kam frikë”, tha Navalny./REL/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Norvegjia nis kufizimet për të ndaluar shpërthimin e virusit – Alsat

Published

on

Qeveria norvegjeze urdhëroi mbylljen e përkohshme të shumicës së dyqaneve në 10 komuna në rajonin e Oslos për të ndaluar shpërthimin e mutacionit britanik të koronavirusit.

“Kjo është një situatë shumë serioze dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndaluar epideminë”, u tha gazetarëve ministri i Shëndetësisë Bent Hoie.

Shpërthimi në komunën e Nordre Follo, afër Oslos, u zbulua fillimisht midis dy banorëve në një azil pleqsh.

Hoie vuri në dukje se shumë njerëz udhëtojnë nga Nordre Follo në Oslo dhe paralajmëroi se “nëse mutacioni i virusit përhapet në Oslo, do të jetë shumë e vështirë të parandalosh përhapjen e tij në pjesën tjetër të vendit”.

Varianti britanik i virusit konsiderohet të jetë më lehtë i transmetueshëm.


Continue Reading

Bota

SHBA, Biden: Organet e sigurisë të vlerësojnë kërcënimin e ekstremizmit të dhunshëm – Alsat

Published

on

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe agjencitë e inteligjencës, që të vlerësojnë shkallën e ekstremizmit të dhunshëm në Shtetet e Bashkuara. Kështu të paktën është paralajmëruar nga Shtëpia e Bardhë, pasi që një grup demonstruesish që kanë përkrahur ish-presidentin Donald Trump ishin futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan.

“Sulmi në Capitol gjatë 6 janarit dhe vdekjet tragjike që kanë ndodhur kanë nxitur atë që ne e quajmë: rritje e ekstremizmit të dhunshëm në familje, që është më serioze dhe kërcënim i madh për sigurinë kombëtare”, ka bërë të ditur Jenn Psaki, zëdhënëse në Shtëpinë e Bardhë, shkruan AP.

Ajo ka theksuar se janë të nevojshme disa veprime të reja, dhe se kjo çështje mbetet prioritet për administratën e re amerikane.

“Duhet bërë më shumë. Për këtë presidenti ka angazhuar një ekip për Siguri Kombëtare që të kryej këtë analizë, qysh në ditën e dytë të tij në funksion si president”, ka shtuar Psaki.

Vlerësimin e kërcënimit duhet ta kryejnë edhe nga Zyra e Drejtorit për Siguri dhe organet e tjera si FBI, që do të përdorin të gjitha kapacitetet për të vepruar sa i përket kësaj çështje./TCh


Continue Reading

Bota

Shërohet personi i sëmurë më gjatë nga koronavirusi – Alsat

Published

on

Një 74 vjeçar nga Britania e Madhe është shëruar ditët e fundit nga koronavirusi dhe nga shumë njerëz konsiderohet si personi që virusi mbajti më gjatë sëmurë që nga nisja e pandemisë.
Avokati në pension Jeffrey Woolf qëndroi në spital për 306 ditë dhe fatmirësisht tashmë ja ka dalë të shërohet.
Woolf për 67 ditë qëndroi në intubim dhe mjekët lajmëruan djemtë e tij që të përgatiteshin për më të keq, por në korrik gjendja e tij u përmirësua dhe ai arriti të zgjohej nga koma.
Pasi doli nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, ish avokati është dërguar në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizë të pjesshme.


Continue Reading

Trending