Connect with us

Tech

NASA publikon videon e parë të zbarkimit të sondës në Mars (VIDEO)

Published

on

NASA ka publikuar një video spektakolare të uljes së sondës të saj “Perseverance”, e para në llojin e saj, pas mbërritjes së misionit në Mars.

Klipi, pak më shumë se tre minuta i gjatë, zbulon imazhe të kamerave të shumta të vendosura në pozicione të ndryshme, pasi sonda hyn në atmosferën e planetit të kuq.

Njëra tregon vendosjen e parashutës supersonike, një tjetër – nën sondë – tokën e Marsit që po afrohet dhe dy të tjerë, sonda që prek tokën, e varur nga tre kabllo mbajtëse.

Sidoqoftë, asnjë tingull apo problem nuk u regjistrua gjatë zbarkimit mbresëlënës. /e.a/noa.al/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tech

Ndryshime “drastike” në Instagram

Published

on

Instagrami po zgjeron gjithnjë e më shumë ndërveprimin “live” të shumë njerëzve njëkohësisht. Falë opsionit të ri të Instagram Live Rooms, 4 njerëz mund të flasin në Instagram në të njëjtën kohë, në një ekran të ndarë në disa pjesë, i ngjashëm me Zoom.

Ky opsion lindi “si nevojë” e kohërave në të cilat po jetojmë aktualisht. Gjatë pandemisë, e pamë të gjithë sa shumë u përdor Instagram Live ku dy njerëz mund të bënin koncert online, të bisedonin, apo të performonin.

Aplikacioni i ri që lejon komunikimim live me 4 veta, do të jetë i aksesueshëm në të gjithë botën, pavarësisht se jo të gjithë përdoruesit do të mund ta shohin në të njëjtën kohë.

Për të ruajtur privatësinë e njerëzve, Instagram-i vendosi që të gjithë ndjekësit që janë bërë block nga njëri prej 4 pjesëtarëve nuk do të mund ta ndjekë Live-in.

Në ndryshim me Facebook-un, Instagrami zgjedh të jetë më i thjeshtë dhe më “i shpejtë” me përdoruesit. Njerëzit mund t’i bashkohen opsioneve të reja me një klik të vetëm. “Live Rooms” do t’i ngjajë një paneli që diskuton për gjëra nga më të ndryshmet dhe për këdo që do të ndihet i besdisur do të ketë një “mute button”, shkruan Anabelmagazine.

Continue Reading

Tech

Vetura elektrike që kushton 4500 dollarë

Published

on

Numri i kopjeve të shitura të një makine elektrike të lirë kineze me një çmim prej 4,500 dollarësh, tejkaloi numrin e makinave Tesla të shitura në Kinë.

Kjo makinë shumë kompakte provoi të ishte një hit i vërtetë i vogël dhe solli një të ardhur të madhe për prodhuesin kinez të makinave, SAIC Motor. Hong Guang Mini EV me simbolin Wuling në Kinë, prodhohet në bashkëpunim me prodhuesin amerikan të makinave General Motors. Sipas Autoblog, vetëm muajin e kaluar, numri i makinave të shitura u dyfishua në krahasim me numrin e makinave të shitura Tesla.

Edhe pse modeli më i popullarizuar është për 4500 dollarë, me një shtesë prej rreth 500 dollarë, ju mund të merrni një model që ka një sistem të integruar të kondicionimit të ajrit. Sipas ekspertëve, megjithëse vetura me një ngarkesë tejkalon vetëm 160 km (por, e mjaftueshme për qytetin), cilësinë dhe madhësinë, një makinë e vogël elektrike e kompenson atë për nga çmimi dhe madhësia. Për shkak të madhësisë së saj, makina mund të parkohet kudo dhe është praktike për qytete të mëdha dhe të mbingarkuara.

EV i vogël elektrik shiti 25.778 copë vetëm në janar, ndërsa Tesla, për krahasim, shiti 13.843 copë. Megjithëse ka një ndryshim të madh në numrin e makinave të shitura, shitjet e makinave të nivelit të lartë janë në rritje në Kinë, ku Tesla vetëm dyfishoi shitjet vitin e kaluar.

Continue Reading

Tech

Vlera e Bitcoinit për një javë bie me rreth 15,000 dollarë

Published

on

Bitcoin gjatë fundjavës së kaluar shënoi vlerën 58,354 dollarë, më e larta deri më tani, pothuajse dyfish nga viti i kaluar.

Mirëpo, aktualisht ka rënë afër nivelit 40 mijë dollarëve, gjë që është zhvlerësimi më i shpejtë që ka ndodhur për këtë kriptovalutë.

Sipas CoinMarketCap, Bitcoin po tregtohet me mbi 44 mijë dollarë, pra një rënie prej 15 mijë dollarësh brenda një jave.

Të dhënat tregojnë, se Bitcoin brenda një jave kishte rënie rreth 22 për qind, ndërsa brenda 24-orëve u zhvlerësua me mbi 5 për qind.

Continue Reading

Trending