Maqedoni
Muzikantët kërkojnë rishikim e protokolleve për funksionim gjatë pandemisë
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
14.10.2020 14:53
Muzikantët kërkojnë revizion urgjent të protokolleve të miratuara për funksionimin e veprimtarisë së tyre. Kërkojnë takim me autoritetet dhe zbutjen e masave. Ata janë për protokolle të rrepta por thonë se në këtë mënyrë nuk mund të fitojnë të ardhura dhe ekzistenca e një numri të madh të muzikantëve në vend është në rrezik. Muzikantët thonë se nuk po kërkojnë lëmoshë, por vetëm mundësi për ta bërë punën e tyre.
Të gjithë e dini se në një kohë mundësia jonë për të vepruar u kufizua ose u ndalua, nëse mund ta them kështu, dhe ne kishim nevojë për sjelljen e protokolleve urgjente për shfaqje, por kjo ndodhi në mënyrë mjaft të ngathët”-tha Petar Mladenovski muzikant.
Shoqata e Muzikantëve “Muzikë tani” do t’i propozojë Qeverisë që të ndajë çdo vit buxhet të caktuar për organizimin e koncerteve në të gjithë vendin, por që ato të interpretohen nga interpretues vendas. Qëllimi është ta inkurajojë muzikën vendore, e jo shumicën e honorarëve t’i marrin muzikantët e huaj. Muzikantët besojnë se ata janë pak të përfaqësuar në televizione dhe radio në vend.
Shteti duhet ta bëjë një projekt të madh në të cilin bende dhe muzikantë të ndryshëm të Maqedonisë nga çdo degë e muzikës e çdo etnie, etj, përmes koncerteve me protokolle të kontrolluara rreptësishtë do të jenë në një nivel të arsyeshëm dhe jo mjegullor siç janë tani që të mund të fitojmë atë që na takon”-pohoi Sashe Ljjoles, muzikant.
Muzikantët gjithashtu njoftuan se synojnë të largohen nga zona gri dhe rregullisht të ndajnë nga honorari i tyre për pagimin e kontributeve të sigurimeve shëndetësore dhe pensionale. Ata thonë se nuk kërkojnë masa të njëhershme, por zgjidhjen e statusit të tyre dhe statusit të profesionit të tyre për një periudhë afatgjate.
Ile Petreski
You may like

Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin

Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik










