Sport
Musa Selimi dekoron Krasniqin dhe Dujakën, me rastin e daljes në pension! – Bota Sot
Published
2 years agoon
By
admin
Prof. dr. Sadik Krasniqi dhe prof. asoc. dr Aziz Dujaka, sot u pensionuan! Ata i dhanë shumë kulturës fizike, sidomos Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit. Nga dora e tyre dolën shumë studentë dhe studente të dalluara, që sot janë shembulli më i mirë në shoqërinë tonë sportive.
Profesorët punuan me përkushtim dhe ishin të dashur për secilën gjeneratë.
Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe i Sportit, Musa Selimi, ka shprehur fjalët më të bukura për profesorët që u pensionuan sot, sipas tij, ishin frymëzim për gjeneratat e reja dhe mësuan shumëçka nga lëmia e kulturës fizike.
“Sot, profesorët e nderuar prof. dr Sadik Krasniqi dhe prof. asoc.dr Aziz Dujaka u dekoruan me rastin e daljes në pension!
Faleminderit për punën e shkëlqyeshme dhe kontributin e madh ndër gjenerata!”, ka shkruar Selimi.
Padyshim, prof. dr. Sadik Krasniqi dhe prof. asoc. dr Aziz Dujaka, sa ishin të emocionuar me daljen në pension aq edhe krenar që i shërbyen me dije gjeneratave të ndryshme dhe që sot shteti i Kosovës ka një brez të ri e të shkëlqyer, që po lënë pas vete pasardhës të spikatur.
Alsat