Connect with us

Sport

Muja rizgjidhet kryetar edhe për katër vite – Bota Sot

Published

on

Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Mundjes së Kosovës. Naim Muja rizgjidhet kryetar edhe për katër vite i këtij institucioni.

Muja mori 25 vota nga 27 kuvendarë sa ishin të pranishëm, një abstenoi dhe një ka qenë kundër tij. Duhet theksuar se ai nuk kishte kundërkandidat.

Ai zotohet se do të punojë edhe më shumë që të ngritë nivelin e mundjes.

Synimi i tij është që gradualisht të përforcojë mundjen në shumicën e  qyteteve dhe të rikthejë namin që gëzonte dikur ky sport.

Në fakt, Naim Muja të gjitha klubet i ka ka pajisur me nga një dyshek të mundjes dhe pajisje sportive, një ndihmë e madhe në këto rrethana që po ekziston sporti në pandemi.

Alsat