Showbiz
Mozzik performon në Big Brother VIP teksa ia uron fitoren Donald Veshajt: Ti vjen nga Vlora, ngrite edhe një herë flamurin
Published
5 years agoon
By
admin
Ashtu si në spektaklet e tjera të Big Brother VIP, edhe në fund të mbrëmjes të së premtes (27 janar) ishte i ftuar një artist special për t’i argëtuar banorët.
Këtë herë ishte reperi nga Kosova, Mozzik i cili performoi disa nga hitet e tij më të njohura, ndërsa para fillimit të performancës ai përshëndeti të gjithë banorët, por edhe shprehu publikisht mbështetjen e tij për aktorin, Donald Veshaj, të cilit edhe ia uroi fitoren.
“Do të doja të ceki se unë vijë nga jashtë, vijë me idenë dhe pëlqimin si publik dhe kam ardh t’i argëtojë të gjithë këtu, por më së shumti kam ardhur me ia uruar fitoren Donaldit se e kam shumë për qejfi, por të mirë janë të gjithë, iu kam përcjell sa kam pas kohë, por mjalti i shtëpisë është Donaldi”, ka thënë reperi teksa e përqafonte aktorin.
Foto: Top Channel
Ndërsa, sot (28 janar) reperi ka shpërndarë në InstaStory performancën nga mbrëmja e kaluar, duke treguar edhe një herë përkrahjen për Donaldin, me të cilin është mik prej shumë kohësh.

Foto: Top Channel
“Ti vjen nga Vlora o vëlla, ngrite edhe një herë flamurin si duhet, të përqafoj e të pres jashtë, mbreti Donald”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.

Foto: Top Channel
Kujtojmë që Donaldi është ndër banorët e parë të shtëpisë së famshme që ka nis rrugëtimin në Big Brother VIP që nga pesë tetori 2021, duke qëndruar brenda tashmë mbi 100 ditë, ndërsa synon finalen e 18 shkurtit. /Telegrafi/
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










