Maqedoni
Mos i qëroni kurrë mollët, këto janë përfitimet shëndetësore që merrni prej lëkurës së tyre – Alsat
Published
4 years agoon
By

Një mollë është një nga frutat më të shijshme dhe është vërtetuar shkencërisht se lëvorja e saj përmban më shumë vitamina.
Për këtë arsye rekomandohet që molla të mos qërohet, por të hahet me lëkurë.
Pjesa më e madhe e fibrave është në lëvore
Një mollë e mesme përmban 4.4 gram fibra. Pa lëvoren mbeten vetëm 2.1 gram, që nuk mjafton për ta quajtur mollën “burim të mirë fibrash”.
Është plot me vitamina
Një mollë me lëkurë ka 8.4 miligramë vitaminë C dhe 98 njësi ndërkombëtare (IU) vitaminë A. Pa lëvoren, mbeten vetëm 6,4 miligramë vitaminë C dhe 61 IU vitaminë A.
Lehtëson problemet e frymëmarrjes
Por vetëm nëse e hani me lëkurë. Një përbërës që ndikon në frymëmarrje quhet quercetin dhe gjendet kryesisht në lëkurën e mollëve. Një studim zbuloi se njerëzit që hanin pesë ose më shumë mollë në javë kishin funksion më të mirë të mushkërive falë efektit të kuercetinës.
Quercetina gjithashtu ndikon në kujtesën
Një studim i kryer gati dy dekada më parë tregoi se si antioksidanti lufton dëmtimin e indeve të trurit që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit dhe probleme të tjera degjenerative.
Ruan një figurë të hollë
Acidi ursolik (një përbërës në lëvoren e mollës) ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe djegien e kalorive. Një mollë me lëkurë në ditë redukton rrezikun e obezitetit.
The post Mos i qëroni kurrë mollët, këto janë përfitimet shëndetësore që merrni prej lëkurës së tyre appeared first on Alsat.
You may like

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar










