Sport
Momenti emocionues, futbollistët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë kënduan himin kombëtar
Published
6 years agoon
By
admin
Vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës u mbyll me rezultat 2-1 favor të kuqezinjve, njofton SHENJA.
Kjo përballje u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për dy sfidat zyrtare të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen në muajin nëntor.
Një moment emocionues u regjistrua pak minuta pa filluar ndeshja, kur në sfond u vendos himni i Kombëtares Shqiptare.
Të gjithë futbollistët e Kosovës, vendosën dorën në zemër, duke e ndjerë njësoj si kuqezinjtë këtë himn.
Në fund nuk kanë munguar as duartrokitjet nga lojtarët tanë. Për më tepër shikoni pamjet.
Alsat







