Showbiz
Moment i sikletshëm për këngëtaren Anne-Marie, rrëshqet dhe bie nga shkallët gjatë performancës në Brit Awards » Telegrafi
Published
5 years agoon
By
admin
Këngëtarja Anne-Marie ka thyer heshtjen e saj pasi pësoi një rënie dramatike gjatë një performance live Brit Awards 2022 të martën në mbrëmje.
Performanca mori një kthesë të keqe kur këngëtarja, 30 vjeçe, u rrëzua nga shkallët ndërsa po interpretonte këngën “Kiss My (Uh-Oh)” përpara një publiku prej 20,000 personash në “The O2 Arena” të Londrës.
Zëri i saj u lëkund kur ajo u rrëzua mbi duar dhe gjunjë, por, si një profesioniste e vërtetë, vazhdoi me interpretimin e saj, shkruan DailyMail.
Por që atëherë ajo e ka hedhur poshtë incidentin, pasi një llogari parodish në Twitter për kyçin e saj të përdredhur, u krijua nga një fans.
Duke bërë shaka për rrëshqitjen e saj, ajo shkroi në Twitter: “Nuk më duhej gjithsesi kyçi i këmbës së majtë”.
Menjëherë pas incidentit, llogaria në Twitter me emrin @Annemariesankle filloi të tallej me këngëtaren.

Një postim në Twitter thoshte: “Uau. Pak e tronditur por jam mirë. Pak e mavijosur por me pak akull duhet të jetë mirë”.
Këngëtarja e rishpërndau statusin në Twitter, duke shkruar “Po vdes së qeshuri”.

Rënia e saj para audiencës bëri që edhe optikës “Specsavers”, që t’i ofrojnë Anne-Maries një kontroll falas të shikimit.
Ata shkruan: “Vizita juaj e radhës është për ne, duke e shtyrë këngëtaren të përgjigjet me: ‘Do të jemi në kontakt’”.

Megjithë gabimin e turpshëm, fansat e saj të adhuruar u lajmëruan në Twitter për të shprehur mbështetjen e tyre, duke pretenduar se ajo e ka ‘kamufluar mirë’ situatën dhe e ka dëshmuar veten si një ‘profesioniste totale’.
Edhe kërcimtari i saj mbështetës nuk mund ta fshihte tronditjen e tij teksa shikonte i befasuar spektaklin mahnitës.

Këngëtares së hitit “2002” iu bashkua në skenë YouTuber-i i kthyer në reper, KSI, duke dëshmuar se ishin një dyshe e përkryer në bashkëpunim.
Anne-Marie u sigurua që t’iu binte në sy të shikuesve të Brit Awards në tapetin e kuq, duke u shfaqur me një kostum, i cili ishte i hapur te pjesa e dekoltesë.

Interpretuesja e shumë hiteve tregoi barkun e saj të sheshtë mbresëlënës, ndërsa kishte zgjedhur të vishte një palë pantallona të zeza me fije.
Ajo i kombinoi ato me një xhaketë lëkure të zezë, të cilën e kishte veshur mbi një palë reçipeta të zeza, duke marrë kështu vëmendjen me paraqitjen provokuese.

Anne-marie i kishte dizajnuar flokët e saj në stilin bisht, gjersa për aksesorë kishte zgjedhur një palë vathë floriri.
Këngëtarja britanike kishte vendosur shumë pak makijazh, për të nxjerrë sa më shumë të jetë e mundur në pah tiparet e saj të bukura të fytyrës.

Ishte një natë e madhe për muzikën në Brit Awards të martën në mbrëmje – me Adelen e cila mori me vete në shtëpi tri çmime.
Ajo fiti çmimet “Artistja e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” për ‘Easy On Me’ dhe “Albumi i vitit” për ‘20’.

Ceremonia nisi në orën 20:00 në ITV dhe u prezantua nga Mo Gilligan për herë të parë, me Maya Jaman si nikoqire e yjeve në tapetin e kuq.
Në po këtë mbrëmje u shpërblye edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, me çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B”. /Telegrafi/



You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










