Connect with us

Business

Ministria e Financave emeton obligacione në shumën prej 20 milion euro

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se sot do të mbahet ankandi i nëntë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit duhet të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Alsat