Ministrat e sportit të 37 vendeve në botë kanë kërkuar që Rusia e Bjellorusia të përjashtohen nga çdo event sportiv, duke mos mirëpritur, kandiduar apo të marrë premion për aktivitete të ndryshme.
Kjo është një përgjigje që vjen nga sporti për luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës, bashkë me ndihmën e Bjellorusisë. Ky është një peticion i iniciuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kujtojmë se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka kërkuar përjashtimin e sportistëve të këtyre dy vendeve nga çdo event, si dhe pezullimin e çdo aktiviteti në Rusi dhe Bjellorusi. /Telesport/








