Maqedoni
Mësoni nëntë gjërat që e prishin agjërimin – Alsat
Published
4 years agoon
By

Agjërimi i këtij muaji nuk nënkupton vetëm të kursehemi nga ushqimi dhe pija.
Në kuadër të kësaj mësoni nëntë gjëra që e prishin agjërimin.
1. Të ngrënët dhe të pirët me qëllim: Kush ha ose pi me harresë ose është i detyruar, nuk e ka prishur agjërimin dhe nuk e ka detyrë ta kompensojë.
2.Marrëdhëniet intime: Ai/ajo që kryen marrëdhënie intime duke e ditur se është me agjërim dhe duke e ditur se ato e prishin agjërimin, ai duhet të agjërojë një ditë tjetër si shlyerje pas Ramazanit.
3. Provokimi i të vjellit: Kur kjo ndodh pa qëllim, atëherë agjërimi është i saktë. Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kush vjell pa e provokuar, nuk e ka prishur agjërimin dhe kush e provokon atë, le të agjërojë një ditë kaza”. Ky është mendimi unanim i të gjithë dijetarëve. (Ahmedi & Ebu Davudi)
4. Dalja e gjakut të femra për arsye menstruale apo të lindjes, edhe në qoftë se kjo ndodh pak çaste para se të perëndojë dielli. Për këtë pikë dijetarët islamë janë të një mendimi.
5. Ejakulimi, nga çdo lloj epshi, qoftë edhe kur nuk kryhen marrëdhënie seksuale, si për shembull ejakulimi nga ngacmimet vetjake apo të huaja, fërkimet, puthjet etj.
6. Marrja e ilaçeve nga goja apo e çdo gjëje tjetër, si për shembull kokrra e drithit ose orizi të pa gatuara, guralecë, shkop, gjëra të dëmshme e të padëmshme, me kusht që ta kalojnë fytin dhe nëse kjo bëhet me vetëdije dhe duke e ditur se është agjërueshëm.
7. Kush e bën nijet të prishë agjërimin gjatë tij, e ka prishur atë edhe nëse nuk ka futur gjë në gojë. Kjo sepse nijeti është kusht për agjërimin.
8. Futja e ujit në bark gjatë abdesit pa dashje nga neglizhenca.
9. Pirja e duhanit: Dijetarët bashkëkohorë të fikut, kanë rënë dakord se pirja e duhanit futet tek ato gjëra të cilat e prishin agjërimin. Në lidhje me këtë çështje, ata kanë dhënë argumente të shumta.
You may like

Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq

Jonida Vokshi nuk i shpëton gafave në ditët e para të Big Brother, ngatërrimet e saj bëhen virale në rrjete sociale

“Mos më prek familjen”, situata del jashtë kontrollit në mes të Akilit dhe Adrianit në BBVK

Matt Damon shoqërohet nga vajza në ceremoninë e modës, Isabella shkëlqen me fustanin e argjendtë

Shfaqet në lot, Doresa reagon pasi u përmend në rastin e banores së Big Brother VIP Kosova 5

Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf










