Showbiz
Mes sulmeve ruse, shfaqja e Academy of Country Music Awards 2022 iu dedikua Ukrainës
Published
5 years agoon
By
admin
Dolly Parton ka qenë prezantuesja e edicionit të 57-të të Academy of Country Music Awards 2022 (ACM).
Ylli i “Heartstrings”, 76-vjeçare, ka mbajtur një monolog hapës në të cilin ia kushtoi ‘të gjithë shfaqjen’ Ukrainës, duke u kërkuar të gjithëve që të dërgojnë lutjet e tyre mes pushtimit rus.
“Më pëlqen të qesh, më pëlqen të bëj shaka dhe do të kalojmë mirë sonte, por dua që para se të fillojmë me gjithë argëtimin tonë, të marrim një moment serioz”, tha Parton. “Tani unë nuk dua të jem politikane. Më mirë të kaloj një gur në veshka se sa ta bëj atë, por dua që të dërgojmë dashurinë dhe shpresën tonë për vëllezërit e motrat në Ukrainë”.
Dolly Parton (Foto; Getty Images)
“Pra, pse të mos ua kushtojmë të gjithë këtë shfaqje atyre dhe të lutemi për paqe rreth kësaj bote të çmendur”, shtoi ajo.
Shikuesit po ashtu lavdëruan Parton në Twitter për dedikimin e shfaqjes popullit ukrainas.
“Një akt i tillë për ta përkrahur Ukrainën”, shkroi një person. Një tjetër person i tha ‘faleminderit’ ikonës së muzikës ‘country’.

Dolly Parton (Foto; Getty Images)
Shfaqja e çmimeve ndërkohë u transmetua nga stadiumi Allegiant në Las Vegas, Nevada.
‘Artistja femër e vitit’ u shparr Carly Pearce, kurse ‘artisti mashkull i vitit’ ishte Chris Stapleton.

Dolly Parton (Foto; Getty Images)
Bashkë me Dolly në prezantim ishin edhe Jimmie Allen dhe Gabby Barrett. /Telegrafi/
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










