Connect with us

Sport

Mendi “shtrëngon” Çellsin, 5 ndeshje pa pranuar gol – SHKUPI

Published

on

Skuadra e Frank Lampard mposhti Renin me 3:0 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, për t’u pozicionuar në vendin e parë në grup me 7 pikë.

Edhe një herë, faza e mbrojtjes të skuadrës angleze u tregua e fortë duke mos pranuar gol, gjë që bënë të ndalohen kritikat e hershme të këtij sezonit, pasi që pësuan 11 gola në pesë ndeshjet e para të Premierligës.

Tani Çellsi, arrin që për herë të parë që nga viti 2010, të ruajë portën e paprekur në pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat. Ky rekord, vinte nën drejtimin e Karlo Ançelotit, në një sezon ku klubi përfundoi sezonin si i dyti në Premierligë. Përmirësimet mbrojtëse të Çellsit përkojnë me ardhjen e Eduard Mendit, i cili ka pranuar vetëm një gol në shtatë ndeshje që nga transferimi nga Reni.

Alsat